Blloku Shkenca
Kriza e heshtur e mikrobiomës
Është një krizë që nga shumë shkencëtarë besohet se ka përmasa të ngjashme me ndryshimet klimaterike, por ka shumë më pak mbulim mediatik: mikrobet po zhduken nga trupi ynë.
Mund të keni dëgjuar se triliona mikrobe – baktere, kërpudha, viruse, protiste(mikroorgnaizma) – jetojnë në çdo sipërfaqe të trupit sikurse brenda gojës, në zgavra të tjera dhe në zorrë e stomak. Mund të keni dëgjuar po ashtu se këto mikrobe përbëjnë shumicë e qelizave të trupit.
Riklasifikohet sëmundja e Diabetit
Kërkuesit në Finlandë dhe në Suedi rekomandojnë një riklasifikim të sëmundjes së Diabetit, prej nga ku mund të kalohet në një trajtim më të mirë mjekësor. Sipas tyre, panorama e diabetit është shumë më e komplikuar sesa ajo që na ofrohet nga ndarja Tipi 1 dhe Tipi 2 dhe kuptimi i këtij fakti është një hap i madh në trajtimin e sëmundjes, ndonëse pranohet se kurat nuk do të ndryshojnë shumë shpejt.
E folura dhe arti i shpellave – një hipotezë për lindjen e të folurit te njeriu
A ka lidhje arti i shpellave me lindjen e të folurit te njerëzit? Ja një pyetje që vështirë se do të marrë ndonjëherë përgjigje shteruese. Gjithësesi idetë apo hamendësimet nuk mungojnë dhe një ndër to është edhe ajo e Shigeru Miyagawa nga Massachusets Institute of Technology.
Sipas këtij studiuesi lindja e të folurit duhet vendosur në relacion me artin e shpellave, pasi tiparet e tij mund të japing të dhëna rreth faktit sesi aftësitë tona komunikuese evoluuan.
Gjendet vula e profetit Isaia?
Biblical Archaeology Society njofton se në Jeruzalem mund të jetë gjetur vula e profetit Isaia. Isaia jetoi në shekullin e 8 p.e.s dhe Bibla ka një libër të shkruar për të në Testamentin e Vjetër.
Shkrimi është identifikuar në një material qeramike të dëmtuar me mbishkrime hebraike ku mendohet se shkruhej: “I përket Isaias, profetit”.
Sy shumë blu dhe lëkurë e errët - kështu ishin britanikët e parë
Britanikët e parë kishin lëkurrë të errët dhe sy blu. Të paktën kështu sugjerojnë analizat e ADN-së së mbetjeve të një njeriu që jetoi 10 000 vjet më parë në ishull.
“Cheddar Man” – “Njeriu i Çedarit” u zbulua në vitin 1903 dhe në kuadër të një projekti mes Muzeut të Historisë së Natyrës në Britani dhe University College of London. Nga të dhënat është evidentuar së fundmi tipologjia e një njeriu me karakteristika fizike që pak kanë ngjashmëri me banorët e sotshëm.
Dobësohet fusha magnetike e Tokës, frikë për ndryshimin e poleve
Dramatike janë paralajmërimet e shkencëtarëve rreth fushës magnetike që rrethon Tokën. Është vënë re një zbutje që krijon premisat për ndryshimin e poleve magnetike të planetit.Fusha magnetike që rrethon Tokën shtrihet në mijëra kilometra në hapësirë dhe magnetizmi ndikon në mbrojtjen nga stuhitë e e dëmshme diellore.
200 vitet e fundit fusha magnetike e Tokës është zbutur me 15%. Sipas shkencëtarëve kjo mund të jetë një shenjë se polet e planetit janë duke u përgatitur për t’u përmbysur, çka do të krijojë ndryshime të mëdha në jetën e njeriut.
Një hap para klonimit të njeriut
Për herë të parë shkencëtarët arrijnë klonimin e dy majmunëve, duke përdorur teknikën e cila krijoi delen e famshme Dolly 22 vjet më parë.
Klonimi u krye në një laborator në Akademinë e Shkencave në Shangai. Majmunët identikë Zhong Zhong dhe Hua Hua janë të parët që krijohen me teknikën e transferimit të qelizave të vetme, që përfshin kalimin e ADN-së së bërthamës qelizore në një qelizë vezësh të dhuruara, e cila më pas zhvillohet në një embrion
Ndikimi i kripës në ushqim, prezent edhe kur nuk çon në rritje të tensionit
Një dietë ushqimore me shumë kripë ndikon në performancën mendore edhe nëse nuk shoqërohet me rritje të tensionit. Ky është të paktën përfundimi i një studimi të realizuar nga Weill Cornell Medicine që sjell në vëmendje pasojat e përdorimit të kripës në ushqim dhe raportin që kjo dietë ka me punën e trurit.
Eksperimentet u kryen mbi minjtë te të cilët u vu re se ushqimi i pasuruar me shumë kripë solli rënien e fluksit të gjakut në tru dhe cenim të integritetit të qelizave të gjakut me pasoja edhe në funksionet konjitive.
Studimi/Njeriu, jo minjtë, shkaktar i përhapjes së shpejtë të murtajës bubonike të shekullit të 14-të në Europë
Shkencëtarët dhe studiuesit kanë një farë konsensusi mes tyre për shkakun e Vdekjes së Zezë dhe përhapjes së shpejtë të murtajës bubonike në Europë gjatë shekujve 14-19. Vdekja e më shumë se 25 milionë njerëzve mes viteve 1347-1351 e bën pandeminë në fjalë një ndër më katastrofiket, por edhe më të studiuarat.
Deri më sot, mendimi kryesor është se shkaku i përhapjes së shpejtë ishin minjtë dhe pleshtat që parazitonin te ta, që shërbenin si transmetues të sëmundjes te njerëzit.
Zbulimi/Bërthama e një xhuxhi të bardhë është 86% oksigjen
Kërkuesit në universitetin e Tuluzës në Francë kanë hedhur dritë mbi përbërjen e brendshme të një xhuxhi të bardhë, një yll i vdekur që ka përfunduar jetën aktive dhe përbëhet nga një barthamë karboni dhe oksigjeni rrethuar nga një shtresë e hollë heliumi. Sipas kërkuesve në fjalë, ndryshimet e konstatuara në ndriçimin e xhuxhëve të bardhë sugjerojnë për një tjetër përqindje oksigjeni te kjo kategori yjesh, çka është e rëndësishme për të kuptuar ciklin jetësor të yjeve por edhe ekspansionin e universit.