Zbulimi/Bërthama e një xhuxhi të bardhë është 86% oksigjen
Kërkuesit në universitetin e Tuluzës në Francë kanë hedhur dritë mbi përbërjen e brendshme të një xhuxhi të bardhë, një yll i vdekur që ka përfunduar jetën aktive dhe përbëhet nga një barthamë karboni dhe oksigjeni rrethuar nga një shtresë e hollë heliumi. Sipas kërkuesve në fjalë, ndryshimet e konstatuara në ndriçimin e xhuxhëve të bardhë sugjerojnë për një tjetër përqindje oksigjeni te kjo kategori yjesh, çka është e rëndësishme për të kuptuar ciklin jetësor të yjeve por edhe ekspansionin e universit.
Deri më sot ka qenë e pamundur që përmes vëzhgimit të kuptohej përbërja e brendshme, por kërkuesja Noemi Giammichele thotë se në disa raste, xhuxhët e bardhë e përshfaqin strukturën edhe në sipërfaqe. Ata e ndryshojnë ndriçimin në reagim ndaj vibracioneve të brendshme. Kjo është një e dhënë e tërthortë që u lejon kërkuesve që njësoj si gjeologët të mësojnë më sumë për brendinë duke matur valët sizmike gjatë një tërmeti.
Nga verifikimet e kryera mbi yllin KIC 08626021, 1375 vjet dritë larg, u konstatua se bërthama e jë xhuxhi të bardhë është 86% oskigjen, 15% më shumë nga sa mendohej deri më tani. Sasia kaq e madhe e oksigjenit flet për një process që ndodh kur helium konvertohet në karbon dhe oksigjen apo elementë miks në bërthamën e yllit gjatë jetës aktive të tij. Zbulimi ka rëndësi për të kuptuar edhe supernovat e tipi 1a, ngjarje katastriofike, të cilave ata u paraprijnë.
https://www.sciencenews.org/article/white-dwarfs-inner-makeup-mapped-fir...
Add new comment