Sy shumë blu dhe lëkurë e errët - kështu ishin britanikët e parë
Britanikët e parë kishin lëkurrë të errët dhe sy blu. Të paktën kështu sugjerojnë analizat e ADN-së së mbetjeve të një njeriu që jetoi 10 000 vjet më parë në ishull.
“Cheddar Man” – “Njeriu i Çedarit” u zbulua në vitin 1903 dhe në kuadër të një projekti mes Muzeut të Historisë së Natyrës në Britani dhe University College of London. Nga të dhënat është evidentuar së fundmi tipologjia e një njeriu me karakteristika fizike që pak kanë ngjashmëri me banorët e sotshëm.
Më parë mendohej se Njeriu i Çedarit kishte sy kafe dhe lëkurë të çelët, çka nënkupton se pigmentimi i hapur i lëkurës së popujve të veriut të Europës është një dukuri e vonët. Njeriu i Çedarit i përket një grupi popullsish që emigruan në Britani në fund të epokës së fundit akullnajore dhe ADN-ja e tij lidhet me gjetje të zbuluara në Spanjë, Hungari dhe në Luksemburg. Shkencëtarëve iu deshën tre muaj për të rindërtuar pamjen e individit bazuar në kafkën e gjetur dhe në analizat genetike.
Add new comment