Hepatiti B, virusi më i vjetër që ka infektuar njeriun para 4500 vjetësh

Postuar në 10 Maj, 2018 18:29

Analizat e materialit gjenetik të qindra njerëzve që jetonin në Euroazi nga 200 deri  7000 vjet më parë zbuloi se shumë prej tyre tashmë,  prej të paktën 4.500 vjetësh kishin qenë të infektuar me virusin e hepatitit B (HPB). Ai është virusi më i vjetër i gjetur deri më tani.

Studiuesit e Universitetit të Kopenhagenit, të cilët publikuan zbulimin në revistën Nature, analizuan mostrat e ADN-së nga 304 skelete që ishin banorë të Euroazisë qendrore dhe perëndimore. Në eshtrat e 25 prej tyre u gjetën gjurmët e infeksionit me Hepatit B. Ata arritën në përfundimin se hepatiti B ishte përhapur në Evropë dhe Azi që nga Epoka e Bronzit.

Sot, rreth 257 milionë njerëz janë të infektuar kronik me Hepatit B, një virus i transmetuar nëpërmjet gjakut apo lëngjeve gjenitale dhe gati 890 mijë persona vdesin çdo vit nga komplikimet për shkak të sëmundjes, veçanërisht kanceri i mëlçisë. Deri tani origjina dhe evolucioni i virusit të hepatitit B ka mbetur i paqartë.

Studimi i ri gjenetik është një hap për të hedhur dritë mbi historinë evolutive të virusit. Sekuencat e lashta gjenetike të virusit, do të ndihmojë për të siguruar një pasqyrë më të qartë.

https://www.nature.com/articles/s41586-018-0097-z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.