Tru laboratorik me ADN e Neandertalit
Shkencëtarët në Gjermani synojnë të fusin material gjenetik nga Neandertalët në inde laboratorike të trurit të njeriut. Kjo do të jetë hera e parë që bëhet një eksperiment i tillë me ADN-në e Neandertalit, me qëllimin e vetëm për të studiuar se si gjenet e "paraardhësit" tonë përshtaten te njeriu modern i Homo Sapiens.
Mini-truri (organoid) me madhësinë e një thjerrëze do të ushqehet nga qelizat burimore të njeriut pa qenë në gjendje për mendime apo ndjenja, por ai do të ketë strukturën themelore të trurit të njeriut.
Qëllimi është për të përcaktuar dallimet në mënyrën se si funksionojnë qelizat nervore të trurit të njerëzve dhe trurit te Neandertalëve. Sot njerëzit, në varësi të zonave ku banojnë kanë në ADN e tyre 1% deri 4% material të trashëguar nga Neandertalët. Materiali gjenetik i Neandertalëve besohet të luajë një rol në sëmundje të ndryshme moderne të njeriut, në veçanti ato autoimune (psh predispozitë gjenetike për artrit).
Studiuesit kanë injektuar gjenet e Neandertalit në kafshë (minj dhe bretkosa), dhe në vijim hapi i radhës është për të bërë diçka të ngjashme me mini-trurin njeriut të modifikuara gjenetikisht në laborator.
Add new comment