Kissinger paralajmëron "Fundin e Iluminizmit"
Shoqëria njerëzore është e papërgatitur për shfaqjen dhe përhapjen e inteligjencës artificiale, paralajmëron Henry Kissinger. "I tmerrshmi" i politikës amerikane, i cili gjithmonë ka qenë i njohur për realizmin, në mos për cinizmin e tij, pavarësisht moshës së avancuar 95 vjeçare, e gjeti të dobishme të ndërhyjë në revistën amerikane "Atlantic", me artikullin me titull, "Fundi i Iluminizmit".
Mesazhi qendror është i thjeshtë: filozofikisht, intelektualisht, teknologjikisht dhe në çdo mënyrë tjetër njerëzimi nuk është aspak i përgatitur për të trajtuar inteligjencën artificiale. Ish ministri i jashtëm (1973-1977) dhe këshilltar për sigurinë kombëtare, fitues i çmimit Nobel të Paqes në vitin 1973 (edhe pse në sytë e disave është "kriminel lufte") tha se ai ishte i shqetësuar që makina inteligjente të mësojnë dhe të komunikojnë mes tyre pa më asnjë ndërhyrje njerëzore. Sipas tij, kjo mund të shënojë një fazë krejtësisht të re në historinë njerëzore.
Duke thënë se rendi botëror modern u formua nga Epoka e Fjalës së Drejtë që zëvendësoi Epokën e Fesë, ai thekson se ky rend ndërkombëtar është aktualisht në trazirë të madhe mes një revolucioni teknologjik edhe më radikal, kulmi i të cilit mund të jetë një botë që nuk do të qeveriset më nga rregulla morale apo filozofike, por do të jetë e bazuar në të dhëna dhe algoritme.
"Mençuria" e algoritmeve dhe zhytja e njerëzve në pikëpamje të shumëfishta në sajë të rrjeteve shoqërore do të thotë që njerëzit të jenë më të cekët. "Informacioni kërcënon të fshijë diturinë," shkruan ai. Kjo gjë e bën konsensusin politik gjithnjë e më të vështirë, ndërsa udhëheqësit politikë e kanë të vështirë të mendojnë me një vizion dhe vizion afatgjatë. Kissinger nënvizon se inteligjenca artificiale është e ndryshme nga automatizimi i mëparshëm, i cili ishte thjesht një mjet për një qëllim të programuar nga njeriu.
Siç thotë ai, "inteligjenca artificiale zhvillon një kapacitet që më parë e kishte vetëm qenia njerëzore. Ajo zhvillon gjykime strategjike për të ardhmen ". Në mënyrë të pashmangshme, shton ai, "duhet të presim që gabimet të bëhen më shpejt dhe të jenë më të mëdha sesa ato që bëjnë njerëzit."
"Si do të jetojmë në këtë botë të re? Si do të administrojmë inteligjencën artificiale, dhe të mos përfundojmë në atë që fantashkenca ka parashikuar prej kohësh ku krijesa të inteligjencës artificiale mund të keqinterpretojnë komandat e njeriut dhe të kthehen kundër krijuesit të saj. "A duam që fëmijët të mësojnë vlerat, duke diskutuar me algoritme të pakontrolluara?" pyet Kissinger. Kush është përgjegjës për aktet e inteligjencës artificiale dhe për gabimet e saj?"
Kissinger kritikon botën shkencore dhe teknologjike që mendon vetëm në aspektin teknik dhe ekonomik, por edhe për botën politike që merret kryesisht me aplikimet e inteligjencës artificiale për siguri, spiunazh etj. Nga ana tjetër, thotë ai, filozofët dhe shkencëtarët socialë - që kanë luajtur një rol kyç në të kaluarën - tani mungojnë sepse nuk e kuptojnë inteligjencën artificiale.
"Ne jemi të ballafaquar me një teknologji potencialisht dominuese që kërkon një filozofi udhëzuese", thekson ai, duke shtuar se për secilin vend tani është kthyer në prioritet kombëtar studimi i inteligjencën artificiale dhe implikimeve të saj, veçanërisht në lidhje me traditat humanitare.
Add new comment