Blloku Politikë
Ka vetëm një luftë hibride efektive: Ajo e qeverisë së inceneratorëve ndaj të ardhmes së vendit
Në një diskutim të mbajtur me rastin e promovimit të librit “Përplasja e Madhe”, me autor ish-ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është zbërthyer strategjikisht.
Krahas luftës në Ukrainë Rusia kërkon të zhvendosë në Ballkan valën e dytë të përplasjes me perëndimin për të destabilizuar rajonin dhe mes oborrit të pasëm edhe BE-në. Kjo do të ishte një fazë intensive e luftës hibride.
Sa më shumë të zgjasë lufta në Ukrainë, Shqipëria dhe Kosova do jenë caqe të luftës hibride ruse.
Shumica vendosi: Nuk ka hetim për investimet strategjike
Konferenca e Kryetarëve në shumicë konstatoi se kërkesa e PD ka probleme të qasjes kushtetuese të kërkesës së deputetëve, kërkesa nuk ka një mbështetje në vendimmarrjet e Gjykatës Kushtetuese e cila ka sqaruar se kur ngrihen këto komisione. Në kërkesë mungojnë indiciet, faktet, apo grup faktet që justifikojnë ngritjen e një komisioni të tillë. Unë kam bërë një sqarim të plotë lidhur me arsyet e rrëzimit të kësaj kërkese.
Si nuk bëri një gjë të saktë?!
Bëri vend në mediat shqip dy ditë më parë një takim i kryeministrit me përfaqësues të pushtetit vendor. Në atë takim, z. Rama parlajmëroi marrjen e disa bashkive nën administrim nga qeveria, për shkak të falimentimit të tyre financiar. Kryeministri ka pranuar këtu një dështim spektakolar, për mungesë vizioni dhe aftësish menaxheriale të një reforme që u trumbetua si një ndër arritjet më të mëdha, shenjë e qartë progresi në vend.
“Yeni Akit”: Turqia nuk ia diti vlerën Nishanit dhe Metës. Rama nuk dihet ç’është
Një gazetë konservatore turke, e njohur për qëndrimet pranë presidentir aktual, Erdogan, sjell në vëmendje vizitën e presidentit të Shqipërisë Ilir Meta në Turqi. Kolumnisti Ayhan Demir, i gazetës “Yeni Akit”, kujton madje se edhe presidenti i ri i Shqipërisë, Bajram Begaj, u dekretua nga Stambolli.
Analisti në fjalë e mban thelbin e shkrimit në faktin e njohur se kur vjen puna për Kosovën dhe Shqipërinë, Ankaraja zyrtare ndjek politika bazuar mbi një person.
Fotoreporteri i qeverisjes personale
Kryeministri publikon videon e takimit të Scholz me kryeministrin maqedonas.
Rama publikon foton nga takimi me Mitsotakis.
Kreu i qeverisë publikon foto të takimit në Ukrainë.
Greqia dhe Shqipëria bien dakord për rinovimin e Traktatit të Miqësisë
Gazeta greke “Kathimerini” ka zbardhur sot një nga arsyet e vizitës së ministrit të Jashtëm Nikos Dendias në Tiranë. Sipas medias në fjalë që citon burime diplomatike, qeveria shqiptare ka rënë dakord që të rinovojë Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Fqinjësisë së Mirë të nënshkruar fillimisht më 21 mars 1996.
PS është Këtu për kopenë e vet, jo për Shqipërinë(që e do për vete)
Partia Socialiste është këtu për Shqipërinë, jo për vete
Kështu deklaroi dje kryeministri i vendit Edi Rama, pasi emëroi në detyrën e presidentit, Bajram Begajn. Z. Rama nuk diti të cilësonte ndonjë gjë më shumë për Begajn sesa “i dhamë vendit një president normal”.
Ra edhe fasada e Republikës
Një video e shpërndarë nga kryeministri Edi Rama sot ilustron se ne kemi përuruar në çdo pikëpamje sundimin e një njeriu. Një kandidat për president që thirret në zyrën e kryeministrit, i konmunikohet vendimi i emërimit pa pritur votën në parlament dhe mandej sa hap gojën, profesori i mjekësisë, zhgënjen sa me shqipen e thërrmuar jopolitike aq edhe me mjerimin e vet teksa merr zotim se do ta bëjë detyrën shumë mirë.
E quajnë demokraci/Në 2.8 milionë banorë, vetëm NJË e di kush do bëhet President
Sali Berisha u shpall non grata nga ShBA më 19 maj të vitit të shkuar. Pak javë më vonë ambasadorja e ShBA u kujtoi shqiptarëve barin, nëse rendin pas tij.
Muajt ikën, Berisha mori partinë, Lulzim Basha humbi pa nam e pa nishan, bari nuk duket asgjëkundi.
Të ndalojmë në dy pika: Lulzim Basha e largoi Berishën me vendim personal të amplifikuar me forcën e ShBA, në kundërvajtje të hapur me parimet e sistemit. Humbi. Për të na ilustruar se çfarë i ndodh forcës në duart e gabuara.
Ditë zie kombëtare për Nishanin, ky vetëm respekt nuk është
Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, ka propozuar sot një vendim të cilin Këshilli i Ministrave e ka miratuar.
Në nderim të ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishani, dita e enjte, 2 qershor 2022, shpallet ditë zie kombëtare.
Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.
Ceremonia e homazheve të organizohet ditën e enjte, datë 2.6.2022, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, në mjediset e institucionit të Presidencës.