PS është Këtu për kopenë e vet, jo për Shqipërinë(që e do për vete)

Postuar në 05 Qershor, 2022 10:30

Partia Socialiste është këtu për Shqipërinë, jo për vete

Kështu deklaroi dje kryeministri i vendit Edi Rama, pasi emëroi në detyrën e presidentit, Bajram Begajn. Z. Rama nuk diti të cilësonte ndonjë gjë më shumë për Begajn sesa “i dhamë vendit një president normal”. 

Të dyja pohimet janë të vërteta. PS është këtu për Shqipërinë, të cilën e do për vete dhe e ka marrë për vete. Alektët, damianët, taulantët, belindat dhe erjonët janë sulltanët e vegjël nën monarkun e këtij vendi. Sepse në fakt thelbi i pushteti këtu është tërësisht autokratik edhe pse ruan një fasadë liberalizmi. 

Begaj është një president normal, sepse në fakt politikisht ai është askushi. Kushtetuta pas të cilës mbrohen të gjithë dhe rindërtojnë imazhin e të pavarurit është një libërth i injoruar dhe shpërdroruar si pak të tjerë.

Tashmë është e dukshme, e qartë dhe fare e pangatërrueshme se z. Rama është njeriu me pushtet të pasfidueshëm në këtë vend. Realizuar ky pushtet jo me fuqinë e krijimit dhe zhvillimit, por me qëndresën dhe mbijetesën apo menaxhimin nëse duam të skandaleve pas skandaleve, të cilat kanë vetëm një temë: paranë dhe pasurinë publike. 

Të thuash pas kaq vjetësh se kjo parti e kanabizimit dhe ndërtimeve me para pa origjinë, është për Shqipërinë është arrogancë. Dhe fyerje për këdo që ka mendim ndryshe. Është sërish kurioze të interpretosh retorikën e këtij zotërie: vallë kush mendon ai se e beson këtë përrallë? Kujt i drejtohet ky apel? 
 
Çfarë vlere reale ka aleli nën emrin e partisë? Pyetja ka rëndësi sepse dikur kishte angazhim në parti politike, sot ka flirtim. Begaj është një i tillë, të tjerë që janë si anekse intelektuale, janë po ashtu të tillë: pranë tavës së pushtetit, që për refleks historik sa vjen e identifikohet me një parti. 

E cila është asgjë më shumë sesa një sekt që ka tufëzuar të vetët. Dhe me këta të Vetë janë edhe gazetarë në media që për pak pësuan infarkt nga gëzimi për zgjedhjen e Begajt. Ndodh edhe kështu: që ngazëllimi të jetë shprehjen e mendimit kritik, kur botën e ndan në “ata” dhe “ne”, e gjitha një paradhomë e një lufte civile që sot duket si e largët, por që është aty prezente pikërisht me këtë injorimin që kjo lloj retorike i bën një realiteti në mbarë vendin.

 Kur një grupim adopton qorrazi apo për pragmatizëm një narrativë apo një simbol që përçon të gjithë problemin, atëherë ai konsensusi relativ në një shoqëri është prishur. Dhe siç po shohim ne po prishim Shqipërinë pse në fakt nuk mund të bashkëjetohet me gënjeshtrën e neveritshme të Rilindjes dhe përparimit, ca më keq kur atë e rirprodhojnë disa që kanë bidnjr veten se janë edhe misionarë apo qytetarë. 

s.zaimi

Comments

Submitted by emri (not verified) on

Po po ... si tha ai shoku ... tamam si dje ne lufte.
O me ne o me ata, rruge te mesme nuk ka.
puna eshte se mua me duken te gjithe njesoj pra ka vetem nje ane (me dhe pa opozite, te fuqishtme a cope-cope) dhe po vazhdojne ta asfaltojne autostraden e tyre, per ti cuar ne te semes shqiptaret, por jo vehten.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Bravo!!!!!! Shume qarte!!! Shume sakte!!!! Puna eshte se cfare do behet!!?? Sepse na iku jeta - 20 vjet sa ka sundimi i rames si km dhe km jane nje jete e tere!!! Per veten e vet rama eshte ne rregull - arriti tw marre pushtrt, ruaje karrigen edhe pse piktor, dhe "realizoje" idetee tij deliranto - psikpatike!!?! Zymte duket!!! Jo vetem sepse rama nuk duket gjekundi se do ike!?! Jo vetem sepse opozita nuk jep shprese!!!! Por edhe sepae shqiptaret e njeriut te ri enverhoxhjan po kofirmojne qe jane vec nje cope mishi me dy sy qe ju duket rama shpetimtar!!!!!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.