Blloku Politikë

Kocka e një zhurme që synon të largojë vëmendjen nga inceneratorët dhe AKSHI

Postuar në 27 Korrik, 2022 13:10

Ilir Meta(jo Metaj) është spiun. Ai ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe këtë fakt gjëmëmadh qeveria e Partisë së Socialistëve të Shqipërisë ia vuri shqiptarëve para në ditën e parë pasi ai mbaroi detyrën e Presidentit të Republikës.

Ilir Meta ka qenë spiun në moshën 18 vjeçare dhe ligji kërkon strikt që ai të mos jetë në funksione publike. Por fakti i dalë nga llagëmet e frikës së PS-së për pushtetin e vet, vjen pasi Meta u bë mocionist, Kryeministër, ministër i Jashtëm, zv.kryeministër, kryetar i Kuvendit dhe President.

Një shërbim i vockël për shokët: I nxjerrim dosjen ish-kryeministrit, ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-presidentit

Postuar në 26 Korrik, 2022 23:39

Një ditë pasi kryeministri inceneroi qeverinë me ndryshime në dritë ka dalë një lajm që nuk dihej. Ilir Meta sipas mediave të pushtetit rezulton bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. 

Tani veprimi është e vetmja opozitë

Postuar në 26 Korrik, 2022 16:19

Lajmi serviret kështu : Ndryshime në qeveri. Pastaj emrat. Në fakt e vërteta është më e thjeshtë: Kryeministri bëri ca manovra me tre emra për të hequr në fakt një të vetëm. Dhe e gjitha kjo për një sitiatë të nxehtë që lidh akuza korrupsioni me një ndër aferat më ndotëse të tranzicionit. Ka shumë diskutime për atë që ndodhi: u fuqia Belinda Balluku, u rrëzua Ahmetaj e kështu me radhë. Në fakt e gjithë kjo plojë korridoresh është prova e vetme sesi ky pushtet ka degraduar nga menaxhim dhe qeverisje në administrim koninukturash korrupsioni.

Bajram Begaj merr postin e Presidentit të Republikës

Postuar në 24 Korrik, 2022 19:19

Bajram Begaj ka marrë sot detyrën(postin) e presidentit të Republikës duke pasuar Ilir Metën. Begaj vjen nga detyra e Shefit të Shtabit të Ushtrisë dhe ka profesionin e mjekut. Meta përcolli sot një mesazh falenderimi për periudhën e detryës së tij, ndërkohë që me këtë rast në mjediset para Presidencës është zhvilluar edhe ceremonia e rastit.

Britania e Madhe di të jetë e Vogël

Postuar në 22 Korrik, 2022 12:42

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për mediat përmes së cilës jo vetëm ka pranuar se është njoftuar se nuk i lejohet hyrja në Britaninë e Madhe por ka bërë madje publike hollësi të pretendimeve të palës angleze. Prova e vetme që ka një shtet si Britania e Madhe për korrupsionin e Sali Berishës është marrëdhënia me Damir Fazlliç.

Disa orë pasi Edi Rama dha lajmin për vendimin që do të merrte qeveria e MB, jam njoftuar me një letër se, Home Secretary ka marrë vendimin për moslejimin e hyrjes sime në MB me arsyetimin:

Londra: Askush nuk është mbi ligjin!!!Ky ia hodhi me një "më fal" për Irakun

Postuar në 21 Korrik, 2022 16:22

Në një shkrim, apo qëndrim publik të vetin, i Dërguari Special i Britanisë së Madhe në Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach përcjell një mesazh i cili është interpretuar edhe nga ambasadorja amerikane në Tiranë – Yuri Kim – të cilën për fat ca kohë nuk po e shihnim vërdallë, si veprim politik për shpalljen non grata të Sali Berishës. Apo edhe Ilir Metës.

Gëzim europian në bulevard

Postuar në 20 Korrik, 2022 15:36

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka organizuar sot një ceremoni formale të ngritjes së fllamurit të BE-së në selinë e qeverisë, me ç’rast ka mbajtur edhe një fjalë. Duhet vënë në dukje se në ceremoni kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të komuniteteve fetare, dekori i përjetshëm i festës së brigadës shqiptare që e çon vendin nga fitorja në fitore, me rolin e stukos morale të një qeverie që është fatkeqësi e mbarë vendit. Në fjalët e tij mbajtur para rreshtores së oborrtarëve të vet dhe ambasadorëve që janë parti më vete, ky njeri, ndër të tjera bëri lodrën e fisnikut të zhgënjyer ng

Na jepni një emër për sulmin e paprecedentë kibernetik, por edhe për Kundërofensivën

Postuar në 19 Korrik, 2022 14:13

Ka tashmë 3 ditë që Shqipëria deklaron se është nën një sulm kibernetik të paprecedentë. Sulmi kibernetik është quajtur aggresion nga kryeministri Edi Rama që ka folur edhe një kundërofensivë të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Mirëpo përtej këtyre fjalive bajate, ne nuk dimë ende se çfaë lloj sulmi është: në kategorinë e sulmeve kibernetike, ky i fundit që klasifikohet si i ngjashëm me sulme të ndodhura në vende të tjera, ka një emër që mandej ta lidhim me skedën teknike të operimit të tij dhe nivelin e penetrimit e synimin?

PS-ja, partia më e rrezikshme në Europë. Të rikthejë votën ose del jashtë ligjit

Postuar në 19 Korrik, 2022 00:23

Në një intervistë për MCN Tv, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar ndër të tjera, se Edi Rama e ka shndërruar Partinë Socialiste në një subjekt identik me PPSh-në. Sipas tij, mënyra me të cilën z. Rama ma emëruar kryetarët e degëve të partisë, duke eliminuar votën, e ka bërë këtë parti më të rrezikshmen në Europë. 

Duhet të rikthejë votën ose do dalë jashtë ligjit

ka thënë ndër të tjera Berisha. 

Do durim e urtësi të përballosh këtë lloj Shqipërie

Postuar në 16 Korrik, 2022 20:34

Maqedonia e Veriut ka ulur edhe njëherë brekët për të pranur atë që askund nuk do ta pranonin. Propozimi francez që është një shembull sesi identiteti bëhet mustardë, është pranuar nga Shkupi dhe tani edhe Bullgaria pritet të heqë veton. Me këtë rast kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka dalë me një deklaratë të vetën ku ndër të tjera thotë: 

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë