Ra edhe fasada e Republikës

Postuar në 03 Qershor, 2022 23:38

Një video e shpërndarë nga kryeministri Edi Rama sot ilustron se ne kemi përuruar në çdo pikëpamje sundimin e një njeriu. Një kandidat për president që thirret në zyrën e kryeministrit, i konmunikohet vendimi i emërimit pa pritur votën në parlament dhe mandej sa hap gojën, profesori i mjekësisë, zhgënjen sa me shqipen e thërrmuar jopolitike aq edhe me mjerimin e vet teksa merr zotim se do ta bëjë detyrën shumë mirë. 

Mund të shpresohej se z. Rama do ta shmangte këtë në emër të logjikës se zgjerimi I pushtetit në të gjithë perimetrin institucional të ushtrimit të tij është i dëmshëm. Mesa duket ngasja udhëhiqet nga nevoja për të sqaruar domenin e fundit të investimeve në pronat e ushtrisë që përmbyll avantpostin e fundit të publikes. 

Sot në Shqipëri zyrtarisht ka rënë edhe shtirja formale e një republike, sot presidenti i ri u emërua në kryeministri. Parlamenti do plotësojë formalitetin e një shfaqjeje që shënon pikën kulmore të degradimit të të  ashtuquajturës demokraci në Shqipëri.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.