Blloku Politikë

Votë objektive në Himarë: Më mirë Beleri sesa hajdutët dhe harbutët nga Tirana

Postuar në 17 Maj, 2023 18:24

Lexoni një titull që qarkullon së fundmi në mediat e sahanit të qeverisë:

Dorëhiqet Enkelejd Alibeaj

Postuar në 17 Maj, 2023 17:30

Enkelejd Alibeaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra e Kryetarit të Komanduar të Partisë Demokratike që zotëron vulën. Në fjalën e tij Aliebaj ka folur për presione dhe manipulime në zgjedhje, por sipas tij asgjë prej këtyre nuk vë dot në diskutim faktin se PD-ja duhet të reflektojë së pari mbi dobësitë e veta.

Athina duhet ta bëjë Tiranën të kuptojë mirë se Greqia nuk është një partner naiv

Postuar në 17 Maj, 2023 14:46

Arrestimi i Fredi Belerit, përtej çdo konsiderate juridike dhe ligjore, ka lënë gjurmë dhe shije shumë të hidhur në Athinë. Momentin e parë, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis u rezervua duke deklaruar se nëse akuzat nuk provoheshin, ky do të ishte një skandal. Më pas, siç u kuptua, arrestimi i Belerit kishte shkelje proceduriale dhe kjo mjafton për të lënë shijen se arrestimi i tij ishte politik. Diktatorial e quan sot në “Kathimerini” Vassilis Nedos.

240 mijë zgjedhës më pak se në vitin 2021!?

Postuar në 16 Maj, 2023 15:39

Diskutimi për rezultatet zyrtare në zgjedhjet e 14 majit ngrihet mbi një element të pjesshëm statsistikor: pjesëmarrjen. Aktualisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka fiksuar shifrën e pjesëmarrjes në 37.79%, e nxjerrë kjo nga raportimi i 3632 Qendrave të Votimit nga 5213 që janë në total.

Paradoksi i 14 majit: E shpjegoi gjendjen e Shqipërisë me dyshen Berisha-Meta

Postuar në 15 Maj, 2023 18:58

Në një prononcim televiziv gazetari Genc Burimi ka thënë ndër të tjera se:

Shqiptarët sot e treguan me sondazhe dhe votë se sot Berisha është kryeopozitari. Ky është leksioni i parë sot. Ai është sot kryetari. E duam, se duam, i vjetër, i ri, i ashpër në gjuhë, ky është sot leksioni i pare

Një mundësi nga dritarja e këshillave për opozitarizmin post-Berisha

Postuar në 15 Maj, 2023 14:16

Raportohet se në disa Komisione të Zonës së Administrimit Zgjedhor ka nisur numërimi për votat e këshilltarëve. Ky proces hap siparin e një përballjeje të dytë: asaj mes PS-së dhe PL-së, partisë së Ilir Metës.

Ilir Meta mbajti profil të ulët në zgjedhje, u raportua se ai imponoi kandidaturën e Belind Këlliçit në Tiranë, por thuajse asnjë kandidat nuk ishte markë LSI-je në zgjedhje. Nga një pikëpamje formale, deri më tani ka humbur PD-ja dhe nominalisht Sali Berisha, ndërkohë që humbja apo pushteti i Metës do të konfirmohet në votat për këshilla.

Urime për fitoren, por buka nuk hahet me këtë soj!

Postuar në 15 Maj, 2023 12:03

Me fitoren vjen vjen edhe kolona zanore përkatëse. Në zgjedhjet e shkuara ishte Damian Gjiknuri me fjalët « tërmet tërmet » që shenjoi rezultatin në memorie. Sepse një fjalë në momentin e caktuar vjen e identifikon ngjarjen vetë. Sot duket se kjo fjalë zbret nga Dibra në Devoll, ku ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ndër të tjera citohet të ketë thënë:  

Nuk e mundën dot Edi Ramën

Postuar në 15 Maj, 2023 10:18

Duket se grupimi Berisha-Meta ka humbur edhe në Kamëz, edhe në Durrës, edhe në Shkodër. Të paktën deri më tani. Thënë kjo, konkluzion është se PD-ja ka humbur fortesat e veta tradicionale, që e thjeshtuar lexohet se një pjesë e votuesve të saj e kanë braktisur.

Në funksion të skemës politike në vend duket se 14 maji 2023 konfirmoi se dyshja Berisha-Meta nuk e nxjerrin dot nga pushteti Edi Ramën, përtej të gjitha skandaleve që nuk kanë sosur.

Dështoi KQZ, dështoi Politika

Postuar në 14 Maj, 2023 19:57

Procesi zgjedhor i sotshëm pati dy elementë që duhen evidentuar: dështimi në administrim dhe pjesëmarrja.

Kanë kaluar diku te 1 orë nga mbyllja zyrtare e votimit dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk është në gjendje të japë një shifër përfundimtare për pjesëmarrjen. Raportimi i orës 18:00, 36.39% është për diçka më shumë se 50% të Qendrave të Votimit. Problemet me pajisjen e identifikimit biometrik ishin njolla e procesit: sipas burimeve zyrtare kompania është e njëjta, por këtë vit grupet teknike në terren kanë qenë të KQZ-së. Rezultati ky që pamë.

Zgjedhjet "ngecin" teknikisht

Postuar në 14 Maj, 2023 14:11

Raportimi i deritanishëm i procesit zgjedhor sjell në vëmendje një problem kryesor: mosfunksionimin e pajisjeve të identifikimit elektronik. Nuk ka qenë një rast i izoluar, apo dy, por në përmasë të gjerë. Ironikisht i pari që e konstatoi këtë ishte kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, që para zgjedhjeve dha garanci 100% për votimin dhe numërimin elektronik, ndërkohë që tani provon në vetë të parë se nuk funksionuan as PEI.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë