Zgjedhjet "ngecin" teknikisht

Postuar në 14 Maj, 2023 14:11

Raportimi i deritanishëm i procesit zgjedhor sjell në vëmendje një problem kryesor: mosfunksionimin e pajisjeve të identifikimit elektronik. Nuk ka qenë një rast i izoluar, apo dy, por në përmasë të gjerë. Ironikisht i pari që e konstatoi këtë ishte kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, që para zgjedhjeve dha garanci 100% për votimin dhe numërimin elektronik, ndërkohë që tani provon në vetë të parë se nuk funksionuan as PEI.

Problem i këtyre zgjedhjeve po rezulton administrative dhe kjo është pak tepër. Sidomos në kushtet kur financimi nuk ka munguar dhe kur pritmëria për procesin ishte e tjetërllojtë. Është një notë negative që i mbivendoset incidenteve dhe pjesëmarrjes deri më tani të ulët, që në kushtet e Shqipërisë krijon faturë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.