Dështoi KQZ, dështoi Politika

Postuar në 14 Maj, 2023 19:57

Procesi zgjedhor i sotshëm pati dy elementë që duhen evidentuar: dështimi në administrim dhe pjesëmarrja.

Kanë kaluar diku te 1 orë nga mbyllja zyrtare e votimit dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk është në gjendje të japë një shifër përfundimtare për pjesëmarrjen. Raportimi i orës 18:00, 36.39% është për diçka më shumë se 50% të Qendrave të Votimit. Problemet me pajisjen e identifikimit biometrik ishin njolla e procesit: sipas burimeve zyrtare kompania është e njëjta, por këtë vit grupet teknike në terren kanë qenë të KQZ-së. Rezultati ky që pamë.

Pjesëmarrja është humbje për të gjitha palët, opozitën sidomos. Por tribunë të popullit si Veliaj apo të shumëpompuar si Beci nuk patën shkëlqimin e pritshëm. Një proces që rezultatin e ka tashmë formalitet, pasi mesazhet kryesore qëndrojnë gjetiu.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.