Blloku Politikë
Shakatë e kryeministrit në Beograd, nga Prishtina i kërkojnë të mos flasë në emër të gjithë shqiptarëve
Vizita e Edi Ramës në Beograd në kuadër të Forumit për Sigurinë duket se po i shërben vetëm humorit të kryeministrit sesa një axhende serioze politike për marrëdhëniet mes dy vendeve. E para sepse kryeministri Rama prezantohet në Beograd si kryeministër i gjithë shqiptarëve, çka nuk është e vërtetë as në kuptimin simbolik të fjalës. Ai nuk ka negociuar dhe nuk mund të negociojë asgjë në lidhje me Kosovën.
Ditmir Bushati mbetet “pa punë”. Meta: “Parlamenti me një rol të ri në diplomaci. Për çështje si ajo “Çame”, duhet konsensus i përgjithshëm”
Ilir Meta ka dhënë një tjetër mesazh sot rreth marrëdhënieve greko – shqiptare të cilat janë instrumentalizuar për qëllime elektorale. Duke folur në një intervistë për “AbcNeës”, Meka ka deklaruar se raportet greko – shqiptare nuk mund të barazohen me çështjen çame, pasi ato janë shumë më komplekse dhe implikojnë interesa më të gjera sesa kaq. Ai e ka quajtur një plagë çështjen çame, por ka ecur më tej kur ka folur për “konsensus të përgjithshëm”, për një rol të ri të Parlamentit dhe për “promovimin e një axhende pozitive greko – shqiptare”.
Viti greko-rus festohet në minoritet, zv/ambasadori rus premton forcim të lidhjeve me OMONIA-n
Minoriteti grek me ose pa të drejtë është parë shumë herë si zgjatim i politikës greke në Shqipëri në një terren ku infleuncat nga jashtë kanë dominuar shpesh herë jo vetëm axhendat e grupimeve të caktuara, por edhe të vetë partive politike.
Marrëveshja e Mirëkuptimit për 2017-ën
Sot Elvis Roshi përfitoi një masë lehtësuese nga gjykata. Ai fitoi ndryshim të masës së sigurisë nga arrest shtëpiak në detyrim paraqitjeje.
Diplomaci paralele me Athinën
Vizita e Ilir Metës në Athinë duket se po nxjerrë në plan të dytë protagonizmin e deridjeshëm të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati apo kryeministrit Rama lidhur me Greqinë. Manovra me përgjigjien e Komisionerit Hahn u duk sikur i dha qeverisë shqiptare një lloj revanshi në raport me axhendën shqiptaro-greke, por një vizitë e papritur e kryetarit të kuvendit Ilir Meta në Greqi projektoi një linjë tjetër të politikës së jashtme me Greqinë, të distancuar nga qasja e kryeministrit Rama dhe partnerit në qeveri, Shpëtim Idrizi.
Rama: Policia e tradhëtuar nga brenda, opozita po i cënon moralin
Faktet e bëra publike për implikim të strukturave të policisë në trafiqet e drogës kanë detyruar kryeministrin të bëjë një hap mbrapa nga qëndrimet e tij sipas të cilave çdo akuzë mbi policinë është vetëm baltë e opozitës. Përballë fakteve që kanë dalë nga hetimet në të paktën dy raste, drogën në Dibër dhe Vlorë, ku në prangat e policisë ka rënë vëllai i shefit të komisariatit të Dibrës i kapur në flagrancë me kokainë, ndërsa është shpallur në kërkim një inspektor i policisë së Vlorës, kreu i qeverisë ka pranuar se në trupën e policisë ka elementë që e tradhëtojnë punën e saj.
Propozim që LSI të ketë kandidatin e saj për për kryeministër në 2017
Deputeti i LSI, Përparim Spahiu, kandidat në garën për kreun e kësaj partia, ka deklaruar dje se LSI duhet të ketë kandidatin e saj për kryeministër në zgjedhjet e 2017. Madje sipas tij, ky duhet të jetë kusht për koalicionin. Në fjalimin e parë publik mbajtur në Pukë, në kuadër të fushatës për kreun e LSI, Përparim Spahiu ka deklaruar se LSI po rritet dhe për këtë arsye në 2017 duhet të ketë kandidatin e saj për kryeministër.
Zgjedhjet e 2017 me formulën ekzistuese, s’ka kohë për ndryshime në Kod
Për zgjedhjet e 2013-ës pati vërejtje serioze nga OSBE-ODIHR që bëri 29 rekomandime për të shmangur ndikimin politik të administratës mbi zgjedhjet dhe fenomenin e blerjes së votës. Procesi u çertifikua si konkurues por u kontestua nga opozita për parregullsi. Palët u angazhuan të ndërhyjnë në Kodon Zgjedhor për të bërë rregullimet e nevojshme, por 8 muaj para zgjedhjeve qeveria thotë se nuk ka kohë për ndryshime thelbësore. Kryetari socialist i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Taulant Balla tha se është e pamundur të shkohet në votim dhe numërim elektronike, sipas kërkesave të opozitës.
“Kazani i medias”, Çipa: Fjalori, kosto për Ramën
Deklaratat fyese ndaj medias, në lidhje me importin e mbetjeve, Drejtuesi i Unionit të Gazetarëve Aleksandër Çipa i konsideroi kosto politike për kryeminsitrin Edi Rama. I ftuar në studion e "Tema Tv" Çipa tha se rikthimi i ligjit të mbetjeve dhe gjuha e përdorur ndaj medias janë në dëm të qeverisë dhe drejtuesit të saj.
Çfarë po thotë "montazhieri" Veliaj për vdekjen e Ardit Gjoklajt, retorika nuk vlen si dëshmi në prokurori
Në dritën e akuzave dhe dëshmive për vdekjen e 17- vjeçarit Ardit Gjoklaj, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i shmanget çdo përgjegjësie të bashkisë mbi ngjarjen tragjike në landfillin e Sharrës, duke i besuar talentit për të paraqitur veten si heroin pozitiv të ndryshimit. Por përtej kësaj retorike që Veliaj e ka mësuar përmendsh faktet janë kokëforta dhe përgjigjet duhen dhënë diku tjetër. Argumentat që jep kryetari i bashkisë se akuzat vijnë nga dashakeqësia e medias dhe opozitës nuk janë bindëse dhe as ligjërisht të vlefshme.