Blloku Politikë

Takimi Kodheli – Al Saud: Siria, një shtet që po bie. Flitet për bashkëpunim ushtarak me Arabinë Saudite

Postuar në 11 Tetor, 2016 12:29

Mimi Kodheli, ministre e Mbrojtjes e Shqipërisë, ndodhet për një vizitë në Arabinë Saudite, ku është takuar me zëvendësprincin e Kurorës, zëvendës i dytë i kryetarit të Këshillit të Ministrave dhe ministër i Mbrojtjes, lartësinë e tij mbretërore, Muhammad bin Salman bin Abdulaziz Al-Saud. Në bisedën mes të dyve, Kodheli ka pranuar tezat e sauditit për situatën në Lindjen e Mesme, mes të cilave edhe ajo se “Siria është një shtet që po bie”.

Paloka: Nuk ka përplasje mes PD dhe SHBA, kryeministri sillet si zëdhënës i ambasadorit

Postuar në 11 Tetor, 2016 10:53

Qëndrimet e ambasadorit amerikan për reformën në drejtësi ekspozuan një panoramë të raportit që selia diplomatike e Shteteve të Bashkuara ka me palët politike në Shqipëri. Nga njëra anë Partia Socialiste dhe kryeministri Rama që janë dorëzuar pa kushte dhe nga ana tjetër Partia Demokratike dhe Lulzim Basha që janë përplasur verbalisht me ambasadorin amerikan.

Meta në Greqi: “Qëllimi i vizitës, nxitja e frymës pozitive të bashkëpunimit...Për çështjen “Çame”, duhet durim. Ka dy qasje të ndryshme”

Postuar në 10 Tetor, 2016 19:03

Ilir Meta është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, në kuadër të vizitës së tij në vendin fqinj, në cilësinë e kryetarit të Kuvendit. Më poshtë po përcjellim përgjigjet e pyetjeve që iu bënë Metës nga gazetarët:

Z. Meta, çfarë keni diskutuar në takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, z. Kotzias?

Gjyqtarët e rinj, PD: Konkurs pa shpallje në Shkollën e Magjistraturës. Reforma nis me shkelje

Postuar në 10 Tetor, 2016 17:04

Enkelejd Alibeaj, zyrtar i Partisë Demokratike për Departamentin e Rendit dhe Sigurisë ka denoncuar sot shkeljen e praktikës ligjore për gjyqtarët e rinj. Fjala është për një konkurs pranimi në Shkollën e Magjistraturës, që sipas ligjit të vettingut do të duhet të paraprihej nga një shpallje publike. Alibeaj thotë se kjo nuk është bërë, duke dhënë një shenjë të asaj që nënkupton shumica me rivlerësim.

Konflikti në koalicion zhvendoset edhe në diplomacinë paralele me Greqinë. Meta: “Në Shqipëri nuk ka parti serioze me axhendë nacionaliste”

Postuar në 10 Tetor, 2016 14:41

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhe njëherazi kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ndodhet për një vizitë në Greqi, ku shoqërohet nga Vangjel Dule, kryetar i PBDNJ-së. Viizta vjen ndërkohë që ka disa zhvillime në planin e diplomacisë me deklarimet e Johannes Hahn dhe tregëtimin e qëndrimit të tij në Shqipëri si njohje e çështjes çame.

Kotzias, letër për Hahn: "Korrigjoni deklaratën për “çështjen çame”. Nëse përfshihet në progres - raport, pasoja të rënda në raportet Greqi-BE"

Postuar në 09 Tetor, 2016 21:12

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias i ka dërguar një letër Komisionerit për zgjerim të BE-së, Johannes Hahn në përgjigje të një keqinterpretimi siç thotë Ministria e Jashtme greke, për një çështje jo-ekzistente midis Greqisë dhe Shqipërisë. Kotzias kritikon Komisionerin për trajtimin  në "mënyrë të papërgjegjshme dhe joserioze, dmth pa u konsultuar apo hulumtuar në mënyrë të plotë për çështjen kur pozicioni i Greqisë i është bërë i njohur Komisionit".

Ministri i Jashtëm i bën të qartë se Greqia nuk do të njohë kurrë "Çështje çame":

Shqipërinë po e njollos Top - Modeli

Postuar në 09 Tetor, 2016 18:13

Në komunikimin e javës kryeministri Edi Rama ka folur për kanabisin dhe akuzat e opozitës. Ai i është referuar raportit të Guardia di Finanza duke hedhur poshtë si shpifje akuzat e opozitës dhe të medias.

Kur kanabisi trullos statistikat

Postuar në 09 Tetor, 2016 12:06

Droga është bërë problem serioz imazhi për këtë qeveri. Ministri i Brendshëm nuk mund të korrigjojë dot asgjë; asnjë shifër dhe asnjë e dhënë nuk i ndihmon dot Saimir Tahirit që është një ministër nga i cili si qytetar është mirë të ruhesh. Se çfarë halli është ky këtë tërthorazi e dëshmon një opinion i Carlo Bollinos dje në gazetën “shqiptarja.com”. Bolino i drejton një pyetje Sali Berishës dhe Lulzim Bashës duke ndjekur këtë fill logjik:

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë