Blloku Politikë
PS kërkon të hapet gara për Presidentin, raundi i pare në 19 Prill
Dy partitë e mëdha kanë hedhur formalisht hapin e parë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Në të njëjtën ditë kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtoria e Shërbimit Juridik pranë Kuvendit të Shqipërisë i kërkuan kryetarit të kuvendit Ilir Meta hapjen e procedurave për presidentin e ri të vendit.
(Luan Rama i) LSI: Ligji i dekriminalizimit ka paqartësi
Lëvizja Socialiste për Integrim ka dalë sot me një propozim të ri për sqarimin e disa dispozitave në ligjin për dekriminalizimin. Çështja është ngritur gjatë një raportimi të kreut të KQZ-së, Denar Biba në Komisionin e Ligjeve, ku Luan Rama ka bërë këtë ndërhyrje:
17 tonët e ditëve të fundit, provojnë gjysmëlegalizimin e kanabisit në katër vite
12 tonë drogë në Përmet dhe 5 tonë në Skrapar, zona këto që nuk kanë qenë edhe aq prezente për kultivimin dhe trafikun e kanabisit, provojnë atë situatë të gjysëm ligërimit që shoqëroi drejtimin nga Sajmir Tahiri të Ministrisë së Brendshme. Në Skrapar u njoftua edhe kapja e një laboratori, ndërkohë që vetë magazinimi I një sasie të këtillë kërkon kohë, njerëz, angazhim, lëvizje. Të gjitha janë pra gjurmë eventuale për një hetim policor që duket se nuk ka ecur. Sado që kryeministri u përpoq të mbronte ministrin e larguar, kapjet e tanishme, ofrojnë një pamje krejt tjetër.
PDIU-ja kërkon nga Presidenti të thërrasë tryezën e partive përpara Këshillit të Sigurimit
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka propozuar sot që presidenti i Republikës të thërrasë një tryezë të partive politike për të zgjidhur krizën.
"Shekulli": Incidenti në Këshillin e Qarkut Vlorë, dhuna nga truproja e ministrit Gjiknuri
"...Sherri u bë për votat abstenuese dhe ato kundër. Danaj kërkonte të shikonte votën dhe atë ta shikonin edhe të pranishmit gjatë procesit të numërimit, por edhe mediat. Por ndërsa anëtarëve të këshillit dhe mediave u tregoheshin vetëm votat pro nga anëtarët e komisionit të numërimit, duke mbajtur të fshehta votat kundër dhe abstenimet dhe duke i treguar ato si vota pro, kjo nxiti kreun e Këshillit të Qarkut, Danaj që të debatonte me komisionin e numërimit të votave.
PS-LSI ngjishen në një karrige. Miratohen kandidatët për vettingun, rrëzohet PDIU
Ulsi Manja i PS-së, Vasilika Hysi e PS-së, Luan Rama i LSI-së janë tre emrat e shumicës parlamentare për komisionin ad hoc për vettingun. Shpëtim Idrizi i PDIU-së nuk është miratuar duke u bllokuar qëllimisht me 50 abstenime. Siç mund të merret me mend, pas 35 milionëshit të sotshëm për rrugën Tiranë-Elbasan, kryeministri ka qenë i qartë kur duke rrëzuar idrizin ka pasuruar ofertën për LSI-në e cila është regjistruar për në zgjedhje, merr pjesë në komsionet e vettingut, bën si opozitare dhe del edhe si konstruktive.
Mos e prek votën!
Tensione në mbledhjen e Këshillit të Qarkut Vlorë ku është shkarkuar kryetari Sadrit Danaj. Ky i fundit, thuhet se është njeri i Kokëdhimës, ka kërkuar transparencë. Madje edhe është përplasur fizikisht me këshilltarët e majtë, në një mbledhje ku mungonte LSI-ja, PD-ja dhe PDIU-ja.
Pollo sqaron pse u bënë bashkë Dule me Aleancën Kuqezi: Zgjedhjet e lira janë zamka më efektive
Genc Pollo, një nga drejtuesit e PD-së ka dhënë një intervistë për “Tirana Today” ku sqaron sa me sens ironie apo rromuze situtën politike. Sipas Pollos sot të gjithë janë parimorë, aq sa mund të lejohen fjali të tipit “LSI-ja është pjesë e kauzës sonë”. LSI dhe kauzë, dy gjëra që nuk mendonte njeri se mund t’I bashkonte PD-ja. Ka një pyetje që meriton vëmendje:
Si ka mundësi që PBDNJ i Dules dhe ‘‘Aleanca Kuqezi’’ e Spahiut janë vëllazëruar nën hijen e çadrës?
Përgjigja nuk është e vështirë kur birëson parimet si arsenal retorik:
Dështimi i takimit me Bashën dhe etiketimi i platformës shqiptare si një copë letër
Kryeministri Rama zbuloi detaje të negociatave për takimin e dështuar mes tij dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. I ftuar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” kryeministri ndonëse nuk bëri publike detaje të negociatave la të kuptohet se gjithçka u la pezull kur ishin përcaktuar modalitetet për formatin, orën dhe axhendën e bisedimeve.
Ligji i dekriminalizimit, sërish në Gjykatën Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë edhe një herë ligjin e Dekriminalizimit. Këtë herë është Komiteti Shqiptar i Helsinkit, që ka ankimuar pikën 4 të nenit 2 të këtij ligji, i cili i heq të drejtën e votës personave të dënuar me burg, me vendim të formës së prerë. Sipas KSHH, ky nen është në kundërshtim me kushtetutën dhe me konventën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.