Blloku Politikë
DASH mban në lojë Bashën dhe çadrën e opozitës
Mospjesëmarrja në zgjedhje e opozitës nuk është siç thotë kryeministri vetëm një vetëvrasje e Partisë Demokratike, por një handikap që komplikon situatat politike në Shqipëri. Këtë e di shumë mirë kryeministri Rama por edhe ndërkombëtarët, që deri më tani kanë testuar nervat e opozitës duke folur për respektim të datës kushtetuese për zgjedhjet.
Lufta për votuesit e rinj
Fushata zyrtarisht nuk ka filluar, por shfaqjet dhe takimet elektorale të partive në pushtet nuk kanë munguar me një përqasje të liderëve ndaj masave të reja që në gjuhën elektorale quhen votues të rinj.
Përballë një audience të tillë marrin kuptim edhe daullet edhe fjalimet retorike të meraklinjve të votave, ku një rezervuar jo i vogël është edhe ai i votuesve për herë të parë ose i adoleshentëve që kanë mbushur moshën 18 vjeç para 18 qershorit.
Oferta e Kryeministrit: Votoni vettingun kundrejt hyrjes në zgjedhje jashtë afateve!
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një postim që e quan “Shënimi i ditës”. Në këtë shënim, ai zbardh një ofertë shkëmbimi për shtyrjen e afateve të regjistrimit të PD-së në zgjedhje që përfundon me listat e kandidataëve më 29 prill. Sipas Ramës ky shkëmbim është votimi i vettingut.
Kokëdhima me parti të re majtas
Koço Kokëdhima ka deklaruar gjatë një takimi sot në Lushnje se lëvizja e tij do të kthehet në parti politike.
PD rikthen skenarin e bllokimit të rrugëve nacionale
6 vite më parë Partia Socialiste nisi protestat në disa qytete të vendit njëherësh me bllokim rrugësh nacionale dhe djegie gomash, si një mënyrë për të protestuar për moshapjen e kutive të votimit për zgjedhjet e 2009-ës. I njëjti skenar po diskutohet edhe nga PD. Top Channel raporton se vendimi nuk është marrë akoma, por kreu i opozitës Lulzim Basha e diskutoi përhapjen e protestës në disa pika të ndryshme të vendit, në një takim me kryetarët e degëve të Partisë Demokatike.
Rama konfirmon pazarin e “mbyllur” PS-LSI
Kryeministri Rama konfirmoi sot “pazarin” e mbyllur mes tij dhe Ilir Metës, në përpjekje për të sqaruar kërkesën drejtuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të shtyrë afatin e regjistrimit të koalicioneve për zgjedhjet e 18 qershorit. Fjala e tij u jep të drejtë dyshimeve se qëndrimet e LSI-së kanë qenë daulle bosh dhe kanë zhgënjyer ata që prisnin një bashkim të saj me PD-në.
Ditmir Bushati i ankohet Trump: Po na destabilizon Rusia
Ministria e Jashtme përcolli sot një njoftim mbi vizitën e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati në Shtetete e Bashkuara dhe takimin me zëvendës-Këshilltaren e Presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare, K.T. McFarland. Përmbajtja e takimit reflekton veç të tjerash një shqetësim të qeverisë shqiptare se faktorë të jashtëm po destabilizojnë situatën në Ballkanin Perëndimor, në një kontekst që nuk ka si të përjashtojë edhe zhvillimet në Shqipëri.
Nuk ka asnjë arsye që të ligjërojë votime pa kandidat për president
Sot në disa media ka qarkulluar një mendim se procedura e zgjedhjes së presidentit mund të shërbejë për të provokuar zgjedhje të parakohshme, e për rrjedhim për të nxjerrë de facto pa vlerë Çadrën e protestës së PD-së. Ideja bazohet thjesht mbi procedurat e parashikuara nga Kushtetuta: tre raundet e para kërkojnë shumicë të cilësuar për zgjedhjen e një kandidati. Dy raundet e fundit kërkojnë shumicë të thjeshtë. Nëse opozita sërish nuk pranon atëherë kalohet në zgjedhje të parakohshme dhe KQZ-ja bën rivendosjen e afateve për regjistrim koalicionesh dhe subjektesh.
Kërkesa e PS-LSI për regjistrimin e koalicioneve, manovër për shtyrjen e zgjedhjeve?
Kërkesa e PS-së dhe LSI-së për shtyrjen e afateve për regjistrimin e koalicioneve, ka provokuar reagime nga disa anëtarë të KQZ-së. Në interpretimin e vetëm të ligjit, anëtarët, disa prej tyre, kanë përcjellë mendimin se kjo nuk mund të bëhet. Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë hap, krejtësisht tinzar dhe që heq edhe atë pak era shtet që kishte filluar të na zinte të gjithëve, si një shprehje të vullnetit të mirë ndaj PD-së. E cila nga ana e vet nuk ka vonuar por ka përpiluar edhe ajo një letër drejtuar KQZ-së.
Z. Veliaj, ju lutem bëni transparencë!
Ata që shpresonin se Erjon Veliaj nuk do të dilte sot në media, u zhgënjyen. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka prezantuar atë që e quajti vetë: Portali i Transparencës. Emri tregëtar: “Open Data”.
“Besoj se asnjë shoqëri nuk është rrëzuar nga tepria e informacionit. Sot jemi në një situatë që nuk besoj se do i vijë dëm bashkisë. Vetëm njerëzit kur kanë informacion të bollshëm mund të marrin vendime si për qytetin ashtu edhe për familjen, unë jam njeri me ambicie ndaj e dua Tiranën të parën për transparencën “, tha Veliaj.