PD rikthen skenarin e bllokimit të rrugëve nacionale
6 vite më parë Partia Socialiste nisi protestat në disa qytete të vendit njëherësh me bllokim rrugësh nacionale dhe djegie gomash, si një mënyrë për të protestuar për moshapjen e kutive të votimit për zgjedhjet e 2009-ës. I njëjti skenar po diskutohet edhe nga PD. Top Channel raporton se vendimi nuk është marrë akoma, por kreu i opozitës Lulzim Basha e diskutoi përhapjen e protestës në disa pika të ndryshme të vendit, në një takim me kryetarët e degëve të Partisë Demokatike.
Njëri nga opsionet është bllokimi i disa akseve kombëtare, por mbledhja nuk mori vendim se cilët do të jenë këto akse dhe kur do të bllokohen. Opsioni i përshkallëzimit të protestës së opozitës përkon me vizitën disa orëshe të martën në Tiranë të negociatorit gjerman David McAllister.
Mazhoranca thotë se është e gatshme për dialog dhe me futjen e Ilir Metës në çadrën e koalicionit manovrat nisën me kërkesën për shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicioneve në zgjedhje, kërkesë të cilën KQZ e mori në shyrtim por nuk mori vendim. Çka do të thotë se afati për të dalë si koalicion në zgjedhje u dogj, ashtu siç pritet të digjen edhe raundet e zgjedhjes së presidentit për të shkuar me shumë gjasë në zgjedje të parakohshme ku partitë do të kenë mundësi të riregjistrohen në koalicione. Gjithsesi janë skenarë konfirmohen ose jo, fakti është se kriza po thellohet.
Add new comment