Blloku Politikë

Haradinaj i përgjigjet Erdogan

Postuar në 02 Prill, 2018 20:13

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është përgjigjur në distancë kërcënimeve të presidentit turk Erdogan. Kreu i qeverisë së Kosovës ka shfrytëzuar një aktivitet për promovimin e gatesave tipike shqiptare “Shije Shqiptare”, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, për t’i kërkuar Turqisë të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës.

Fushata e LGBTI në shkolla, komunitetet fetare shprehen kundër

Postuar në 01 Prill, 2018 20:02

Për një nga temat e nxehta të ditëve të fundit, siç është edhe futja e komunitetit LGBTI në shkolla, kanë reaguar edhe përfaqësues të komuniteteve fetare.

Nga qyteti i Shkodrës gjatë një vizite urimi për pashkët pranë Kishës Katolike, Imami i Shkodrës Muhamed Myftari, ka theksuar se askush nuk mund kushtëzohet nga përcaktimi i familjes, për interesa të ngushta të grupeve të caktuara. Sipas tij kanceri nuk mund të serviret si vlerë.

Në të njëjtën linjë ka qënë edhe at Nikolla, që ka theksuar se Kisha ortodokse do të proklamojë familjen si e shenjtë.

Me puls të qetësuar/Kryeministri nis sqarimin propagandistik të kontratës për rrugën Durrës-Kukës

Postuar në 01 Prill, 2018 11:29

Kryeministri Edi Rama ka dalë sërish sot në mëngjes për të folur për tarifën në rrugën Durrës-Kukës duke pranuar kësaj radhe pyetje nga gazetarët. Kryeministri ka folur për kontratën, për klauzolat, duke premtuar madje se do të diskutohet me njerëzit për klauzolat e saj. Lehtësi sipas tij parashikohen për banorët e zonës dhe për kategori të tjera. Më poshtë video e konferencës: 

Opozita: Të largohen forcat policore nga Kukësi dhe të pezullohet aplikimi i tarifës për rrugën Durrës-Kukës

Postuar në 31 Mars, 2018 21:54

Pëfaqësues të opozitës kanë dalë sot në një deklaratë për shtyp, përmes së cilës kanë bërë thirrje që qeveria të largojë forcat speciale nga Kukësi dhe të pezullojë aplikimin e tarifës për rrugën Durrës-Kukës. Më poshtë deklarat e plotë: 

Mesazh për investitorët dhe problemi i transparencës së një kontrate

Postuar në 31 Mars, 2018 17:01

Protesta e sotme në Kukës përtej akteve të dhunës që kanë mesazh politik, ka disa mesazhe dhe pasoja. 

Së pari është mesazhi për qeverinë dhe administrimin e saj të pasurisë publike. Z. Rama flet vërtet për “pronën e përbashkët”, por mënyra si sillet ai dhe qeveria e tij lënë shumë për të dyshuar. Rasti i z. Hyseni dhe kulla e lejuar te presidenca, apo rasti i teatrit kombëtar, janë shfaqje të të njëjtës sjelljeje. 

Shqipëria mbetet vetëm me ambasadorin në Moskë

Postuar në 30 Mars, 2018 20:02

Dy diplomatë të ambasadës shqiptare në Moskë, Albert Jereasi dhe Arben Doçi njëri zv/ambasador dhe tjetri këshilltar duhet të lënë kryeqytetin rus dhe të kthehen në Shqipëri. Vendimi i është bërë i ditur ambasadorit tonë atje Arben Mazioni, i cili u thirr  në ministrinë e Jashtme ruse këtë të premte.

Gjykata e Tiranës nuk pranon regjistrimin Dukês si president i FSHF-së

Postuar në 30 Mars, 2018 14:34

Gjykata e Tiranës ka refuzuar regjistrin e vendimit të Asamblesë së Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futollit për zgjedhjen e presidentit të saj. Sipas “VipSport.al”,

Gjykata u ka kërkuar që vendimin e Asamblesë ta bashkangjisin me listën e të gjithë anëtarëve që votuan, a janë ata të regjistruar në Gjykatë apo QKB, si janë të organizuar, kush ua dha mandatet për delegim vote, etj.

Malias kritikon qëndrimin e Greqisë për Kosovën

Postuar në 30 Mars, 2018 12:21

Ish-ambasadori grek në Tiranë, Aleksandër Malias kritikon Athinën për qëndrimin e mbajtur ndaj Kosovës. Në një analizë mbi situatën e krijuar pas arrestimit të Marko Gjuriç, Malias ka thënë se Serbia ka bërë hapa kurajozë në raport me Prishtinën, madje më të guximshëm dhe të vërtetë sesa Greqia, e cila nuk është e lidhur me interesa direkte. 

"Komisioni “Tahiri” të hetojë edhe Shkëlzen Berishën"

Postuar në 28 Mars, 2018 14:54

Mazhoranca kërkon që objektivi i komisionit hetimor për Tahirin të zgjerohet në kohë dhe në persona të tjerë.  Në një intervistë për TemA TV nënkryetarja e komisionit hetimor, Ermonela Felaj u shpreh se do të hidhet dritë edhe mbi akuzat për përfshirjen e Shkëlzen Berishës në trafikun e drogës.

Fitorja e parë e Bashës - imunizon PD-në nga sulmet e atyre që mbetën pa kolltuk

Postuar në 27 Mars, 2018 19:40

Lulzim Basha u është përgjigjur sulmeve në media për paaftësinë e tij si drejtues me një mbledhje të përbashkët me LSI-në dhe Partinë Republikane. Aty u njoftua se opozita do të kërkojë çeljen e negociatave me Bashkimin Europian dhe se do të intensifikohet përpjekja për largimin e qeverisë.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë