Blloku Politikë
Argalisje politike me Prokurorinë
Këtë të mërkurë qarkulloi një letër që ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i ka dërguar Prokurorisë për të thirrur si dëshmitarë Sali Berishën dhe Lulzim Bashën nisur nga deklaratat e tyre për 613 kilogramët e kokainës të kapura në Durrës dhe garancitë e supozuara politike që u janë ofruar nga qeveria trafikantëve.
Dakordësia për detin dhe marrëveshja Simitis- Hollbruk- Çiller
Tani që presidenti shqiptar, Ilir Meta lëshoi autorizimin për nisjen e negociatave për kufirin detar me Greqinë, nënshkrimi i marrveshjes duket të jetë një formalitet. Ka një vetëpërmbajtje si në Athinë ashtu edhe në Tiranë për finalizimin e një pakti, nga i cili duket se dalin të kënaqura të dyja palët.
Lëshon autorizimin
Pas një bllokimi disa javor dhe dy refuzimeve te njepasnjeshme, Presidenti Meta i dha autorizimin Ministrit te Jashtem, Bushati qe të leshojë plotfuqinë për grupin negociator për ndarjen e kufirit detar me Greqinë duke kërkuar që të respektohet kushtetuta. Nuk është se rezistenca e Metës krijoi ndonjë iluzion se ai nuk do të hapte dritën jeshile për nisjen e negociatave, thjesht Presidenti u mundua t’i japë rëndësi vetes duke na u shpalosur si garant i Kushtetutës, përderisa ia lejonte procedura.
"Mund të vijë dita që edhe adhuruesit e Dostojevksit dhe Tolstoit të stigmatizohen si agjentë"
Ambasadori rus në Tiranë, Aleksander Karpushin, i ka dhënë një intervistë Televizionit Publik Shqiptar përmes së cilës ka komentuar zhvillimet më të fundit që prekin vendin e tij. Një pjesë inetresante e intervistës dhënë për emicionin “Java” është ajo për ekzistencën e një lobi apo ndikimi rus në Shqipëri e Ballkan. Sipas Karpushin, kjo prirje për të kërkuar armiq është e rrezikshme:
Arrestohet kryebashkiaku i Lezhës. Në media rrjedhin pamje amatore filmimi
Është ndalur sot nga policia, kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj. Ai akuzohet për tjetërsim pronash dhe bashkë me të, janë ndaluar me urdhër të gjykatës edhe disa zyrtarë të tjerë. Mes tyre është arrestuar edhe nënkryetari i Bashkisë Enver Hafizaj, kreu i Hipotekës Gjelina Bacaj si dhe dy juristët Eduard Lekaj e Armando Dakaj.
Media të ndryshme kanë publikuar momentet e ndalimit, duke lënë të kuptohet se filmimi i arrestimit është bërë si pasojë e informacionit të lëshuar paraprakisht.
PD: 26 shkurti të jetë Dita e Kujtesës së Viktimave të Komunizmit
Partia Demokratike kërkon që 26 shkurti të shpallet data e përkujtimit të viktimave të komunizmit. Kërkesa është hartuar në kuadër të një nisme për amendimin e ligjit në fuqi, atë me nr. 7561, datë 21 shkurt 1992, “Për festat zyrtare e ditët përkujtimore”, i ndryshuar.
Meta fton Aliev të vizitojë Tiranën
Presidenti i Azerbajxhanit Aliev ka marrë një ftesë për të vizituar Shqipërinë nga presidenti shqiptar Ilir Meta. Njoftimi është bërë nga stafi i zotit Meta që ka sqaruar se krerët e dy shteteve patën në Baku me rastin e hapjes së Forumit të 6-të, me temë: “Mbyllja e boshllëqeve për krijimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse”.
Basha e Lu diskutuan për të ardhmen e PD-së
Ai që mund të quhet zhvillim politik i ditës ishte vizita e ambasadorit amerikan, Donald Lu në selinë e Partisë Demokratike. Zyrtari i lartë amerikan pati një takim kokë më kokë me kryetarin, Lulzim Basha në një moment kur ku i fundit akuzohet nga kundërshtarët politikë por edhe nga elementë brenda partisë për lidhje me kompani ruse në çështjen e kontratave të lobimit.
Hashash, kokainë, emigrim
Kryeministri i Shqipërisë ka gjetur te lidhja e supozuar ruse e Lulzim Bashës, mundësinë për të dalë nga situata e vështirë ku e futi operacioni i kapjes së 613 kg kokainë në Durrës. Edhe pse Policia e Shtetit ka qenë më e matur në deklarimet e veta, kryeministri po kërkon të marrë flamurin e luftëtarit ndaj trafiqeve për të synuar trullosjen e opinionit publik me një përrallë që nuk hahet.
Rehabilitimi mediatik i Damir Fazlliç e bën Bashën më të besueshëm se rivalët e tij
Kush është Lulzim Basha? D.m.th çfarë njeriu është, sa kapacitet ka, në çfarë beson, çfarë idesh përbëjnë formimin e tij?
Ja disa pyetje që normalisht bëhen për një politikan që mëton të marrë pushtetin. Fjala publike nuk mjafton, pasi politikanët gënjejnë, ata ndjekin rrymën. Një shembull: ata që besuan se Edi Rama është i majtë, tashmë ndoshta janë bindur për të kundërtën.