Blloku Politikë
Karamelja që nuk hahet e "poliagjentit Lulzim Basha"
Kryeministri i Shqipërisë nuk duroi dot të qëndronte jashtë pseduolajmit se Partia Demokratike është vënë në dispozicion të financave të dyshimta ruse. Edi Rama priti prononcimin e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, për të thënë edhe ai fjalën e vet, e cila vetëm sa kompromenton vërtetësinë e një lajmi që mbiu në një media të huaj.
Që është një mishmash financiar xhepash të errët, kjo nuk diskutohet sepse vetë mishmashi provohet edhe nga dy prononcime krejt të kundërta, në harkun e 3 muajve nga i zoti i mishmashit;
Argumenti/ Edhe Shqipëria nuk e ka shfuqizuar gjendjen e luftës me Greqinë
Pjesë e marrëveshjes së partneritetit strategjik që pritet të nënshkruhet mes Shqipërisë dhe Greqisë është edhe kërkesa e palës shqiptare për shfuqizimin e ligjit të luftës.
Parimisht Athina ka rënë dakord të avancojë me këtë kërkesë të palës shqiptare, por nga radhët e opozitës greke ka një pretendim se edhe Shqipëria duhet të shfuqizojë me ligj vendimin e asamblesë parlamentare të vitit 1939, që njihte si shtete armike çdo vend që ishte në luftë me Italinë.
I vetëm në seli, Imami paralajmëron ndarjen nga PD (Video)
Ndarje të Partisë Demokratike paralajmëroi Arben Imami pas mbledhjes së kryesisë, ku Lulzim Basha iu shmang sërish debatit dhe ndoqi të njëjtën rrugë, tashmë në kushte edhe më komode, pasi i vemti që i doli kundër ishte Imami. Imami la të kuptohet se qarku i shkurtër që kërkon të ndjekë Basha për të mbledhur Kuvendin pa thirrur më parë Këshillin Kombëtar nuk çon në bashkimin e zërave kundër, por legalizon një standard të Bashës që kalon radhën duke folur për forume dhe procedura demokratike.
Krijohet Fondi i Zhvillimit të Diasporës
Qeveria ka publikuar dje në faqen online projektligjin për krijimin e Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës. Në këtë nismë qeveria përcakton rregullat e funksionimit dhe misionin e këtij enti që është “sigurimi dhe shpërndarja e mjeteve financiare, në kuadrin e nxitjes së zhvillimit social-ekonomik e kulturor, bazuar në strategjitë e caktuara si prioritare për diasporën si edhe brenda vendit, nëpërmjet promovimit, inkurajimit dhe orientimit të prirjeve filantropike dhe investimeve të diasporës në mbështetje të zhvillimit në Republikën e Shqipërisë e jashtë saj”.
Lë Vetevendosjen, mban Prishtinën
Thellohet kriza në lëvizjen majtiste të Kosovës. Pas afro 7 vitesh aktivitet politik në radhët e Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti ka dhënë dorëheqjen nga kjo parti. Në një psotim në rrjetet sociale ai thotë se është i zhgënjyer nga debati i brendshëm te Vetvendosja dhe përplasjet mes njerëzve që dikur i bashkonin të njëjtat kauza.
Negociatat me Greqinë/Ministria e Jashtme i kthen përgjigje Presidentit
Ministria e Jashtme i ka kthyer sot përgjigjen zyrtare Presidentit të Republikës, Ilir Meta, rreth kërkesës për informacion(së dytë) kërkuar nga ky i fundit për çështjen e negociatave për kufirin detare me Greqinë.
Nëse do të pranojmë si të vërtetë raportimin mediatik, në kërkesën e dytë, presidenti i kërkoi Ministrisë së Jashtme “të hartohet një analize e brëndshme tekniko ligjore si dhe një platformë negocimi, duke përfshire studime që nisin që nga pasuritë minerare e deri tek ato arkeologjike, për këtë zone”.
Muze për Holokaustin, por ende jo për Komunizmin
Një ditë më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, publikoi në faqen e vet në Facebook një video nga takimi i zhvilluar në SHBA me kreun e Komisionit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Amerikane në Botë, Paul Packer. Në atë takim z. Rama iua akordua edhe çmimi për “Për Pluralizmin Kulturor” dhe u dorëzua nga vetë Packer që është i emëryuar nga presidenti amerikan, Trump për këto çështje.
Denoncimet pa vlerë të Patozit
Astrit Patozi reagoi sërish në fejsbuk kundër Lulzim Bashës. A mund të quhet ky zhvillim pozitiv për Partinë Demokratike? E para, kundërshtia e tij ndaj zotit Basha nuk është një lajm i ri. Qëkurse u hoq nga lista për deputet, Patozi shpalli veten opozitar të lidershipit zyrtar, duke aspiruar të marrë vetë drejtimin e partisë. Lëvizja që ai shpalli për ringritjen e Partisë Demokratike dështoi.
Kufiri detar/Ministri i Jashtëm fiton ndjesi pozitive për Presidentin e Republikës
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka ndryshuar tonin dhe gjuhën në adresë të Presidentit të Republikës, të cilin vetëm pak ditë më parë në Komisionin e Jashtëm, e cilësoi si të paditur për plotfuqinë.
Në një intervistë për Vizion Plus - televizioni që ka publikuar komunikimin zyrtar mes Presidencës dhe qeverisë, Bushati thotë se në negociatat me Greqinë, qeveria dhe Presidenti janë një skuadër.
Akuzat ndaj Meçollarit/Ministrja e Mbrojtjes, deputetëve: "Janë dacibao. Bëni kërkesë të shihni dosjen"
Qeveria shqiptare nuk do të tërheqë Artur Meçollarin si ekspert të detit në kuadër të negociatave për kufirin me Greqinë. E pranishme në Komisionin e Sigurisë, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka deklaruar se të ashtuquajturat akuza për spiunazh janë fletërufe politike ndërkohë që në dosjen figurojnë vetëm letra anonime. Xhaçka ka bërë thirrje ndaj deputetëve të opozitës që të bëjnë kërkesë zyrtare për të aksesuar plotësisht dosjen e Meçollarit, që akuzohet nga PD-ja dhe disa përfaqësues të saj si njeri i implikuar me shërbime të huaja.