Dakordësia për detin dhe marrëveshja Simitis- Hollbruk- Çiller

Postuar në 20 Mars, 2018 22:06

Tani që presidenti shqiptar, Ilir Meta lëshoi autorizimin për nisjen e negociatave për kufirin detar me Greqinë, nënshkrimi i marrveshjes duket të jetë një formalitet. Ka një vetëpërmbajtje si në Athinë ashtu edhe në Tiranë për finalizimin e një pakti, nga i cili duket se dalin të kënaqura të dyja palët.

Shqipëria sepse ka avancuar me pretendimet për të konsideruar gjiret e brendshme dhe vijën bazë si dhe Greqia sepse po zbaton parimin e 12 miljeve. Në optikën e këtyre zhvillimeve deputetë të parlamentit grek sjellin në vëmendje rëndësinë e 12 miljeve dhe implikimin në të shkuarën të faktorit amerikan në ruajtjen e status quo-së në detin Egje.

Deputeti i pavarur Nikos Nikolopoulos kujton deklaratën e ministrit Kotzias pak javë më parë se “Shqipëria do t’i njohë në Greqisë të drejtën për të zgjeruar ujërat e saj territoriale në 12 milje”. Pasuan deklaratat e ambasadorit amerikan Jeffrey Paiat, se i trembej përplasjeve detare në Egje, ndërsa Ankaraja ashpërsoi tonet.

Deputeti kristiandemokrat i referohet një publikimi të gazetës "Estia", e cila risolli në vëmendje një marrëveshje kryesisht të panjohur të treshes, Simitis- Hollbruk- Çiller pas incidenteve në Imia.  Ai shkruan: "Ishte angazhimi i Greqisë të mos shkonte kurrë në zgjerimin e ujërave territotiale të Egjeut në 12 milje, pasi kërkohej nga SHBA dhe Turqia për arsye të veçanta. Telegrami sekret dërguar më 1 shkurt ambasadorit amerikan në Athinë Thomas Niles nga  Sekretari amerikan i Shtetit Warren Christopher, ishte një mësim për ish-ministrin Pangalos se Greqisë nuk i interesonte as të fliste dhe as të kërcënonte me shtrirrjen e ujrave territoriale deri në 12 milje".

https://www.thepressroom.gr/politike/nikos-nikolopoylos-pherte-pano-sto-...

Duke pasur parasysh mosbesimin e thellë që mbizotëron në marrëdhëniet Turqi-SHBA, lëvizjet e fundit konsiderohen të favorshme, por gjithmonë me skepticizmin se Tirana mund të rezervojë supriza. Parimi i 12 miljeve ishte edhe në marrëveshjen e 2009-ës që u hodh poshtë me kërkesë të Partisë Socialiste, e cila mesa duket ka korrigjuar këtë “mëkat” të saj, duke kompesuar tërheqjen me përfitimin e më tepër metrave det.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.