Blloku Politikë
Pa u mbyllur hetimet/Vdekje aksidentale", qeveria i lidh pension familjes së Klodian Rashës
Këshilli i Ministrave ka miratuar një trajtim të veçantë për familjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, i cili u vra nga një efektiv policie në 8 dhjetor.
Ky vendim parashikon trajtimin e familjes Rasha me një pagesë prej 61000 lekësh në muaj, shifër e cila është sa 8-fishi i pensionit social prej 7 600 lekë.
Në vendim, vdekja e 25-vjeçarit Rasha klasifikohet si aksidentale.
Vendimi i Qeverisë është miratuar në datë 11/12/2020 dhe do të hyjë në fuqi që prej datës 1 dhjetor të këtij viti.
Kushtetuta si status në Facebook
Komisioni i Venecias ka shprehur së fundmi “keqardhjen e thellë për ndryshimet kushtetuese të ndërmarra nga shumica paralamentare”. Përmes një deklarate, Komisioni vlerëson se:
ndihen të keqardhur për faktin që nuk kishte konsultime të gjera në një afat të duhur me aktorët politikë dhe organizatat joqeveritare
Dy dështimet e Presidentit Meta
Tri ditë më parë, Asambleja e Komisionit për Demokraci përmes Ligjit (Komisioni i Venecias) miratoi opinionin përfundimtar në lidhje me pyetjet që Presidenti i Republikës i kishte drejtuar më 21 tetor 2020 këtij institucioni të Këshillit të Evropës. Nga analiza e këtij opinioni dalin në pah dy dështime të mëdha të Presidentit Meta, të cilat po i analizojmë në vijim.
Edi Rama lëshon Lleshajn, por jo Ardi Veliun
Sandër Lleshajn, po. Ardi Veliun, jo. Kryeministri Edi Rama ka bërë të qartë se asnjë protestë nuk do ndikojë llogaritë e tija politike, të cilat u ndihmuan nga dhuna e fundit që shpërtheu në kryeqytet. Përmes një statusi në tuiter, kryeministri shkruan:
Kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se ndryshe do djegin e shkatërrojnë? Ta harrojnë!
Gabon shumë kush kujton se qytetaria e ministrit të Brendshëm është dobësi dhe harron se ky shtet është i qytetarëve jo i barbarëve! Pushteti merret me votë jo me djegie!
Lleshaj jep dorëheqjen me një pretencë: Rashaj u vra padrejtësisht nga një punonjës policie
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka njoftuar pak më parë dorëheqjen e tij nga detyra, për shkak të ngjarjes ku mbeti i vrarë I riu, Klodian Rasha. Protestat që kanë nisur prej dy ditësh kanë vënë në axhendë largimin e Lleshajt, i përfolur në fakt edhe më herët. Në njoftimin e tij, Lleshaj ndër të tjera ka thënë se:
Deja vu me demokracinë rrugaçe të PS-së
Vrasja e një qytetari nga një pjesëtar i policisë, në kushte dhe rrethana ende të panjohura, duket se ka provokuar një protestë të ndezur që ka zgjatur me orë mbrëmjen e djeshme. Qytetarët e pranishëm në protestë kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, drejtorit të Policisë si dhe kanë bërë thirrjet “Rama ik”.
Teknologjia në zgjedhje, Celibashi pranon koston e lartë
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, pranon se kostoja e aplikimit të teknologjisë në zgjedhje është e lartë. Në studion e lajmeve në TvT, Celibashi tha se për shkak të aplikimit për herë të parë të kësaj risie, përllogaritja është bërë në bazë të informacionit të mbledhur nga kompani të huaja me përvojë në këtë fushë.
Uragani demokratik i 8 dhjetorit nisi me Ramiz Alinë si "pioner të demokracisë"
Më poshtë po publikjmë bisedën e zhvilluar mes përfaqësuesve të studentëve dhe ish-presidentit të vendit, Ramiz Alia, mbajtur më 8 dhjetor 1990. Një datë që celebrohet e kujtohet përherë e më shumë duke iu larguar të vërtetës, duke e glorifikuar dhe zmadhuar, duke i mveshur studentëve një ndërgjegje politike, apo shpirt veprimi, që të paktën nga përmbajtja e bisedës nuk duket.
Çatia e 8 dhjetorit
Janë dy njerëz në Shqipëri që kanë dëshirë të strehohen në një ngjarje anonime si ajo e 8 dhjetorit. Që t’i bëjnë vend vetes në atë lëvizje që dashur pa dashur ka marrë rrugët e historisë dhe është glorifikuar si çdo tubim në këtë vend.
Mania për të kultivuar armiq tradicionalë
Publicisti Shaban Murati përcjell në faqen e vet në Facebook një vëzhgim shqetësues sipas tij për blerjet ushtarake nga Serbia. Në këtë kontekst Murati vë në diskutim neutralitetin e shpallur ushtatak të Serbisë që sipas tij po tall Shqipërinë dhe Kosovën.