Blloku Politikë

Qeveria shqiptare nuk ka zgjidhje për "veton" hollandeze

Postuar në 02 Nëntor, 2020 12:25

Kryetari Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Ball aka zhvlerësuar sot një votë kundër të Hollandës për integrimin e Shqipërisë. Z. Balla ka strehuar argumentimin e tij tek aspekti teknik i procesit, që është vendimi i Komisionit Europian.

Zv.ambasadori rus në Tiranë: Shumë kërkesa nga qytetarët shqiptarë për vaksinën ruse

Postuar në 01 Nëntor, 2020 01:19

Zëvendësambasadori rus në Tiranë, Andrej Shugurov ka deklaruar në një intervistë për kanalin Fax News se kërkesat e qytetarëve shqiptarë për vaksinën ruse kundër CoVid-19 kanë qenë të larta.

Nuk është problem flamuri, por duart që e ngrejnë

Postuar në 31 Tetor, 2020 21:06

Dritan Hila, një ish-diplomat dhe aktualisht gazetar, shkruan për shfaqjen e flamurit turk në fasadën e korpusit universitar.

Është vetëm flamuri i Republikës Turke

shkruan Hila që sqaron popullin shqiptar se këtu nuk ka asgjë të keqe. Madje me një ton prej pedagogu rekomandon kombin që të gjejë udhën e të dalë nga provincializmi për të mos kërkuar probleme aty ku nuk ka.

Po nëse Gjykata Kushtetuese do rrëzonte vettingun? Përgjigja mund të vijë nga rasti ukrainas

Postuar në 30 Tetor, 2020 19:00

Presidenti ukrainas Vladimir Zelenskiy ka depozituar së fundmi një projektligj për shkrirjen e Gjykatës Kushtetuese për shkak se kjo e fundit rrëzoi një draft të tijin kundër korrupsionit. Gjykata çmoi se ligji në fjalë shkel Kushtetutën dhe në këtë kuadër presidenti ka kundërvepruar me kërkesën për shkrirje. Kreu i Gjykatës, Alexander Tupitsky ka deklaruar se një akti i tillë ka shenjat e një grushti shteti.

Meta: Referendume si zviceranët

Postuar në 30 Tetor, 2020 12:18

Presidenti Meta mbështet idenë e referendumeve, sa herë nevojitet ndryshimi i Kushtetutës. Në tryezën me temë "Nisma Kombëtare për Referendumin", Meta tha se 22 vjet pas referendumit të fundit që është mbajtur në Shqipëri, nuk mund t’u besohet më politikanëve kur është fjala për ndryshimet në ligjin themeltar të shtetit.

Tezë e re: Kush prish pazarin e këtyre të dyve, destabilizon Shqipërinë

Postuar në 29 Tetor, 2020 22:14

Damian Gjiknuri, i mirënjohuri i politikës së votave, ka deklaruar sot në një intervistë televizive se:

Kërkesa në Venecia nga presidenti, e qëllimshme dhe e rrezikshme, mund të destabilizojë vendin. E gjitha është politike, aktorët politikë lëvizin sipas interesave të veta politike

Topalli zyrtarizon partinë e re: Tre kryetarë nuk mund të mbajnë peng 3 milionë shqiptarë  

Postuar në 28 Tetor, 2020 19:45

Jozefina Topalli  i kthehet politikës aktive. Ish-kryetarja e Kuvendit dhe nënkryetare e PD-së për disa vite me radhë ka zyrtarizuar sot pasdite partinë e saj të re.  “Lëvizja për Ndryshim” është alternativa politike me të cilën Topalli synon të shkojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë fjalës së saj prezantuese, Topalli tha se tre kryetarë partish nuk mund të mbajnë peng 3 milionë shqiptarë, ndërsa e shfaqi hapur pakënaqësinë me opozitën që ka bërë Lulzim Basha.

Balli Kombëtar gjen drejtimin: Me Edin për të mirën e Shqipërisë

Postuar në 27 Tetor, 2020 23:47

Edi Rama duket se ka joshur – ndoshta me qeverisjen e tij – edhe një drejtues të nje partie politike tradicionalisht të djathte si kryetari i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi. I cili citohet të jetë shprehur se është gati për aleancë me të majtën nëse: 

Edi Rama na ndjek

Ku? Kush e di!

Rama: Nuk kemi kohë për opinionet e Komisionit të Venecias

Postuar në 27 Tetor, 2020 13:56

Maxhoranca nuk ka ndërmend të presë përgjigjen e Komisionit të Venecias lidhur me Kodin e Ri Zgjedhor. Një ditë pasi presidenti iu drejtua me disa pyetje Venecias lidhur me kushtetueshmërinë e ndryshimeve të reja ligjore të miratuara nga Parlamenti pak javë më parë, kryeministri Rama thotë se nuk ka kohë për të pritur përgjigjen, pasi do të nisë zbatimi i ligjit. Rama nuk i kurseu akuzat në adresë të kreut të shtetit.

Përpjekja e fundit për rivendosjen e skenës politike bipolare

Postuar në 25 Tetor, 2020 19:45

Pas një periudhe relative qetësie, Ilir Meta është rivënë në qendër të tensionit politik.

Me një akuzë penale që nuk po ngjit, presidentini vendit po sulmohet dhe sulmon pa dallim. Befas Ilir Meta është shpallur e keqja, tumori malinj i skenës politike, të cilin sot enturazhi i Edi Ramës kërcënon se do ta zhbëjnë politikisht. Madje ky mundet të jetë objektivi i vërtetë elektoral të 25 prillit për ta bëre timonin timon. 

Këtë lojë bëri PS në vitin 2009, pastaj PD në vitin 2017, duke sugjeruar mbijetesën sibtë vetmin shteg për Metën.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë