Blloku Politikë
S’e lë dot pa e mbrojtur Bollinon
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka parë të arsyeshme të dalë në mbrojtje të botuesit Carlo Bollino, që sipas tij po sulmohet nga presidenti Ilir Meta. Një mbrojtje që vjen për shumë arsye, por që tradhëton siklete që "nuk" kupton.
Investigim dhe rrugaçëri mediatike
Në Shqipëri ka disa ditë që është zbuluar ai që po quhet skandali i pasaportave. Në qendër të këtij skandali është vënë Presidenti i Repulikës Ilir Meta që akuzohet se ka dhënë shtetësi jashtë kuadrit ligjor dhe për persona me precedentë penalë. Çështja ka dalë në skenë në kontekstin e një tjetër skandali, atij të inceneratorëve dhe është e lehtë të kuptohet se një skandal kundërbalancohet me një skandal tjetër.
Ndotja e Fjalës së Lirë
Sot në disa media të opozitës është qarkulluar një koment I drejtorit të kabinetit të Kryeministrit Endri Fuga që del në skenë sa herë mendon se pala tjetër ka rënë në kurth dhe çdo koment nuk gjeneron më replika. Shkruan Fuga në tuiter i cituar prej këtyre mediave:
Video/Debati që evidenton vetëm paragjykimet e një elite të rreme
Në studion e Top-Channel është zhvilluar një diskutim mbi ngjarjet e fundit në Francë ku gjeti vdekjen një mësues dhe u rihap debate për karikaturat e profetit Muhamed. Samuel Paty kishet treguar një karikaturë të Charlie Hebdot në klasën e vet dhe për pasojë edhe vrasja e tij nga një person me origjinë çeçene.
Debati në Top-Channel ka vënë përballë një avokate, Migena Balla dhe ish-ministren e Arsimit Mirel Kumbaro, e nderuar nga shteti francez si dhe përkthyesin Edmond Tupja.
Meta kthen ndryshimet e Kodit Zgjedhor: Bien ndesh me Kushtetutën
Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Kreu i shtetit i cilëson ato të njëanshme dhe në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe parimet demokratike.
Sipas Metës, ndryshimet e rregullave zgjedhore “cenojnë parimet demokratike ndërkombëtare të realizimit të një procesit zgjedhor përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme”.
Në argumentin që shoqëron dekretin thuhet se ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk realizojnë zhvillimin e një procesi zgjedhor përmes listave tërësisht të hapura siç u premtua.
“Deti” në Hagë, Nazarko: Mendoj se Rama është konsultuar me Erdoganin
Analisti Mentor Nazarko e cilëson lajm të mirë dakordësinë e palës greke dhe asaj shqiptare për të çuar në Gjykatën e Hagës çështjen e detit. Në një lidhje Skype me edicionin e lajmeve në TvT, Nazarko tha se një vendim i tillë tregon se pala shqiptare nuk i ka kapacitete për të negociuar në nivele të tilla. Nazarko shtoi se vendimi për t’ia lënë gjykatës më të lartë këtë çështje nuk mund të mos jetë konsultuar nga Rama me presidentin turk.
Hapja e negociatave me BE rrezikohet nga vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut
Bullgaria ka kërcënuar me veto hapjen e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE nëse Shkupi zyrtar nuk merr parasysh shqetësimet saj për gjuhën dhe historinë. Problemi në fjalë është serioz sepse përfaqëson një aspekt ballkanik për një proces që presupozohet se do të mënjanojë apo zgjidhë ato. Për procesin e negociatave, së fundmi, Gjermania në cilësinë e drejtueses së KE-së, do të prezantojë të ashtuquajturin “Pozicion të Përgjithshëm të Dakordësuar të BE-së”, që do të shenjojë hapjen formale të negoiatave.
“Teatri”, pushohet dosja ndaj Maznikut e Fushës
Teksa këtë të mërkurë pritej që dosja në ngarkim të zv.kryebashkiakut Arbian Mazniku dhe biznesmenit Shkëlqim Fusha të kalonte në SPAK, një vendim suprizë vjen nga Gjykata e Tiranës. Dhoma penale ka vendosur ta pushojë çështjen ndaj tyre, me argumentin se dy te pandehurit nuk kanë kryer vepër penale. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe përfaqësuesja ligjore e artistëve, Adriana Kalaja, shprehu zhgënjimin për vendimin e gjyqtarit Tona. Për këtë, Kalaja paralajmëroi kallëzim penal në SPAK, për gjyqtarin e Tiranës, Sokol Tona.
Lideri i Ballkanit nuk firmos asnjë letër. Deti shkon në Arbitrazh
Kryeministri Edi Rama ka bërë sot atë që di të bëjë më mirë: të heqë nga bytha e vet problemet. Me një kravatë kuqezi, sa për të vjedhur lajmet dhe titujt e servilëve të medias që ka blerë, kryeministri njoftoi se ka rënë dakord me palën greke se do të çojnë në gjykatë ndërkombëtare çështjen e kufirit detar. Ky është një opsion që çaktivizon një kartë të fortë elektorale kundër tij tani që opinioni është helmuar me idenë fikse se deti po shitet. Dhe deri në shqyrtimin e çështjes në gjykatë ndërkombëtare z. Rama ka kohë të livadhisë i qetë me gënjeshtrat e zakonshme me fasada dhe bojëra.