Qeveria shqiptare nuk ka zgjidhje për "veton" hollandeze
Kryetari Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Ball aka zhvlerësuar sot një votë kundër të Hollandës për integrimin e Shqipërisë. Z. Balla ka strehuar argumentimin e tij tek aspekti teknik i procesit, që është vendimi i Komisionit Europian.
Presidenca gjermane e cila përfundon në 31 dhjetor të këtij viti ka në objektivat e veta mbajtjen e konferencave ndërqeveritare brenda këtij viti me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vlerësimi i vetëm do jepet nga Komisioni Europian. I cili është i vetmi vlerësim korrekt. Komisioni Europian është shprehur se Shqipëria i ka përmbushur kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.
Shqipëria pjesën e vetë të detyrave e ka bërë, pjesa që lidhet me këndvështrimet e vendeve anëtare nuk parashikohet dot
tha Balla.
Zoti Balla flet këtu në emër të procesit teknik, ndërkohë që siç e dimë procesi vetë ka edhe anën politike. Dhe në një proces ku kërkohet negociim politik, një qeveri nuk mundet të shmanget përmes alibive nga më të ndryshmet.
Duhet thënë se qeveria shqiptare, në harkurn e katër viteve ka prodhuar kosto shtesë në kontesktin e negociatave të anëtarësimit, njëherë me Gjermaninë, mandej me korrupsionin dhe paaftësinë në luftën ndaj kriminalitetit, të gjtha bashkë probleme që u inkuadruan si veto franceze më vonë, edhe për shkak të reformave të propozuara nga presidenti Emmanuel Macron.
Shqipëria dhe problemet e saj morën me vete edhe Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që qëndrimi i Hollandës ka qenë konstant ndaj vendit tonë. Dhe është detyra e qeverisë që të negociojë një zgjidhje për këtë çështje. Qeveria shqiptare mesa duket ka dështuar me Hollandën, për arsye që nuk janë shumë të qarta, por ajo në çdo rast është e vetmja qeveri ndaj së cilës janë vënë kushte shtesë dhe manifeston rregullisht probleme me korrupsionin dhe kriminalitetin. Ndonëse përsërit: se ne i kemi bërë detyrat.
Add new comment