Blloku Opinion
Pasoja e hidhur e mosleximit të krimit
Sondazhi më i fundit lidhur me qasjen e shoqërisë shqiptare ndaj kohës në diktaturën e Enverit, mbështetur nga OSBE, duhet të jetë një kambanë alarmi. Nuk dua të merrem as me metodologjinë e as me numrin e saktë të adhuruesve të diktaturës, që kanë dalë nga sondazhi. Por më intereson shtrirja e tyre në kohë dhe në hapësirën e qyteteve shqiptare.
Shqipëria e zgjidhi biologjikisht përballjen me diktaturën
Ishte dhjetori i vitit 1990, ditë demonstratash të studentëve, ditë të lindjes së pluralizmit politik, ajri vibronte nga thirrjet e shpresës të një populli të rraskapitur nga diktatura asfiksuese. Unë, studente e vitit të parë, e vonuar për shkak të refuzimit të së drejtës të studimit për probleme biografie duhej të brohorisja, të mirëprisja kohët e reja, barrierat e biografisë po rrëzoheshin. Por veҫ ca shkëndijave gëzimi që ndizeshin e shuheshin ditë për ditë, asnjë brohorimë nuk më dilte.
Kreditë e këqija, bankat do të marrin para nga shteti
Pas çdo ligji të ligjvënësve shqiptarë ka një korrupsion. Kështu do të perifrazohej në kushtet tona thënia e Balzakut: “Pas çdo pasurie të madhe fshihet një krim i madh”. Vini re, se si propozohen dhe miratohen në kuvend ligje për plehrat, për lojërat e fatit, për koncesione pa garë, për shërbime publike që u kalojnë privatëve, për pasuri publike që tjetërsohen.
Dy gropa fiskale të Shqipërisë
Në debatet që do të zhvillohen sot në Kuvend rreth buxhetit të shtetit, qeveria do të mburret se po rrit pagat, pensionet, shpenzimet për investimet, për politikat sociale etj., ndërsa opozita do të kërkojë që rritjet të jenë edhe më të mëdha se sa i ka parashikuar qeveria. Është kjo një skenë që përsëritet pothuaj çdo vit, pavarsisht se kush është në pushtet. Por asnjëra palë nuk flet për dy gropa të mëdha fiskale që ka një çerek shekulli që krijohen çdo vit në Shqipëri – tek të ardhurat nga TVSH-ja dhe nga taksat e sigurimeve shoqërore/shëndetsore.
E shtënë paralajmëruese për shoqërinë digjitale
Dhe ja që ndodhi: gati dy ditë pa internet, pa televizor, pa chat-e, biseda në internet me shokë dhe të njohur. Për gati 900.000 klientë të Telekomit kjo që ndodhi qe një katastrofë e llojit të mesëm, që një sulm piratësh të internetit, haker-ësh sulmoi masivisht router të sipërmarrjes, duke shkaktuar ndërprerjen e të gjitha lidhjeve të internetit.
Sa më i digjitalizuar, aq më i sulmueshëm
Lufta, triumfi i maskarenjve, manipulatorët dhe sehirxhinjtë e të ashtuquajturës botë akademike*
Në këta njëzet e pesë vjet tema e Luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare (më poshtë: LANÇ dhe Lufta) është prekur dhe është trajtuar në mënyrë të përsëritur. Mund të thuhet, madje, që ajo ka qenë periudha e historisë sonë më e pranishme në faqet e shtypit të shkruar. Vetëkuptohet që për shkak të ndryshimeve rrënjësore, që pësoi shoqëria në fillim të viteve ’90, ndryshoi rrënjësisht – në shumicën dërrmuese të trajtesave – edhe këndi i vështrimit të kësaj periudhe.
Ligji për mbrojtjen në kuadër të NATO-s, pse nuk diskutoi PD-ja?
Pse u largua opozita këtë të enjte nga salla e parlamentit? Për dekretin e plehrave që nuk u votua në parlament? Për ofendimet e Taulant Ballës? Duken arsye që nuk e justifikojnë largimin. PD ndoshta nuk donte as të diskutonte as të votonte një ligj të rëndësishëm mbi ushtrinë. Duke parë se si miratohen në parlament pa diskutim apo kundërshtime ndryshimet në ligjin për kalimin e forcave të huaja ushtarake, duken qesharake ankesat e politikës për shkelje të sovranitetetit nga paketa e ligjeve për Vetting-un në Drejtësi.
Për grekët dhe "dobiçin" plazmatik të Edi Ramës
Intervista e kryeministrit shqiptar Edi Rama dhënë për televizionin "Skai" u ndoq me interes në Greqi për vetë kureshtjen që zgjoi në optikën e tyre kurajoja e një pushtetari shqiptar për të provokuar dhe kërcënuar një shtet europian si Greqia.
“Kasetat e partive” duhet të transmetohen vetëm si pjesë e programeve që etiketohen qartë si marketing politik
Duke qenë i familiarizuar me vendin tuaj për thuajse 10 vite tashmë, unë i njoh deri diku zhvillimet dinamike të medias në Shqipëri. E megjithatë, pavarësisht shumë arritjeve, na mbeten ende disa sfida përpara.