Blloku Opinion

Punë ka, edhe profesionistë po ashtu*

Postuar në 16 Dhjetor, 2016 11:11

Në Shqipëri ka punë, por nuk ka profesionistë”, ka thënë Edi Rama dhe ka të drejtë. Bashkia e Durrësit është shembulli ku vendet e punës u ofrohen bujarisht “profesionistëve” të vërtetë.

Edi Rama ka thënë gjithashtu, ndërsa legjitimonte koalicionin e tij me Ilir Metën, se krimi dhe korrupsioni në Shqipëri nuk janë çështje individësh, por sistemi. Vangjush Dako është përsëri shembulli më eklatant që ka prodhur sistemi i Edi Ramës.

Marrëdhëniet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, jetike**

Postuar në 16 Dhjetor, 2016 08:46

Gjatë dy viteve të fundit, migrimi i paprecedent dhe sfidat e sigurisë e kanë vënë në pikëpyetje elasticitetin e Evropës dhe fqinjësinë e saj të afërt në shumë nivele. Njëkohësisht, është provuar se këto çështje janë mundësi për bashkëpunim më të madh, lidhje më të ngushta dhe marrëdhënie të thelluara në Evropë, si rajon dhe si kontinent, përtej kombësisë apo anëtarësisë në BE.

Pavarësisht vetting-ut, zgjedhjeve të qershorit, etj…

Postuar në 14 Dhjetor, 2016 16:30

Palët në Tiranë vazhdojnë debatin nëse është vetting-u kusht kryesor i çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, apo zgjedhjet e qershorit; nëse Shqipërisë i kërkohet 1 kusht e 5 prioritete,  apo 2 kushte e 7 prioritete.

Por e kanë të kotë -- edhe sikur Shqipëria të plotësojë 15 kushte e 17 prioritete, çelja dhe, ç’është më e rëndësishme, vazhdimi i negociatave për antarësimin e Shqipërisë në BE do të varet nga gjërat që do të ndodhin në Europë e në botë në vitin në vazhdim.

Rendimenti fiskal, Rama vs. Berisha

Postuar në 13 Dhjetor, 2016 18:21

Gjatë prezantimit të një projekti të ri të Bankës Botërore për qarqet e jugut, Edi Rama deklaroi se “refoma kundër informalitetit ka dhënë disa rezultate, por ende mbetemi të pakënaqur”. Dhe në fakt, ka vërtet arsye të jetë i pakënaqur.

Një nga treguesit kryesorë të pakësimit të informalitetit në ekonomi është rritja e rendimentit fiskal të qeverisë – thënë më thjeshtë, e aftësisë së saj për të vjelë taksat e tatimet. Po të krahasojmë vitin e tretë të qeverisjes së Ramës me vitin e tretë të qeverisjes së Berishës, shohim se rendimenti fiskal në dy periudhat ka qenë i njëjtë.

Censura e medias për fushatë, akt i paprecedentë në Shqipërinë e viteve të fundit

Postuar në 13 Dhjetor, 2016 12:23

Partia Socialiste ka propozuar një masë ekstreme në Kodin Zgjedhor përmes të së cilës kërkon të krijojë një sistem regjistrimi dhe monitorimi të portaleve, një propozim që një ekspert me të cilin foli BIRN e konsideroi shqetësues dhe konfuz. Deputeti Taulant Balla propozoi ndryshimin në Komisionin Parlamentar të Reformës Zgjedhore dhe propozimi i tij  kërcënon portalet me mbyllje në rast se “angazhohen në propagandë zgjedhore”.

Sipas një drafti që Balla i dha BIRN, propozimi thotë:

Zgjedhjet e qershorit 2017, karikaturë e asaj që po ndodh në Maqedoni

Postuar në 12 Dhjetor, 2016 14:45

Të gjithë ata që nuk iu pëlqen situata në Shqipëri, nuk do të donin të na ndodhë edhe këtu si në Maqedoni. Duke parë zgjedhjet në Maqedoni fare mirë mund të bësh një projeksion të përafërt të zgjedhjeve të ardhshme në qershor 2017, në Shqipëri. Vendin tonë mund ta krahasojmë vetëm me vendet e vogla fqinjë, për nga niveli i zhvillimit dhe problemet që përballen shoqëritë tona. Po të vihet re, edhe në Malin e Zi u konfirmua qeveria nga zgjedhjet e para disa javëve.

Shkëlqimi i dytë i propagandës së Kremlinit

Postuar në 12 Dhjetor, 2016 11:31

Në pjesën më të madhe të historisë postsovjetike, Rusia është parë si një e huaj, politika e së cilës do të lëvizte në mënyrë të paevitueshme drejt modelit perëndimor. Pas votës referendare në Britani – BREXIT – dhe zgjedhjes së Donald Trump në Amerikë, duket se prirja e kundërt po zë vend: sili I politikës që aplikohet nga regjimi I Vladimir Putinit po rrit ndikimin drejt Perëndimit.

A i ka në axhendë shqiptarët e Maqedonisë, Tirana zyrtare?*

Postuar në 11 Dhjetor, 2016 17:50

Gjendja e vërtetë “e unitetit” të komuniteteve shqiptare në shtetet me popullsi mikse ballkanike mund të shikohet lehtë në Maqedoni. Për më tepër aty mund të kundrosh edhe sesa të përçarë janë vetë shqiptarët, sesa pa ide për të ardhmen, por edhe sa pa forcë është Tirana zyrtare, që t’i ndihë.

Një drejtësi jo profesionale*

Postuar në 11 Dhjetor, 2016 12:34

Seanca fillon. Mbrojtja e dy të dëmtuarve, nga një grup fajdexhinjsh, jep një propozim. Kërkon që klientët e tij të pranishëm në gjykatore të dëgjohen nga trupi gjykues me videolink, me arsyetimin se ata ndihen të kërcënuar nga të akuzuarit, të cilët janë gjithashtu të pranishëm në sallë. Pranë rreshtave të bankave, ku janë të ulur të dëmtuarit dhe të akuzuarit, qëndrojnë pesë a gjashtë policë (sic!). Gjykatësi ia miraton kërkesën mbrojtjes pa hezitim, pa u kërkuar prova nëse janë reale kërcënimet apo vetëm frikë e të dëmtuarve.

1 milionë shqiptarë, opinion pozitiv për Enver Hoxhën!!!

Postuar në 09 Dhjetor, 2016 01:05

Nga një sondazh i publikuar ditët e fundit nga zyra e OSBE-së në Tiranë, rezultonte se 45% e shqiptarëve mbi moshën 16 vjeç mendojnë se Enver Hoxha ka luajtur rol pozitiv në historinë e Shqipërisë. E përkthyer në numër banorësh, kjo përqindje na tregon se rreth 1 milionë shqiptarë të kësaj moshe qe banojne ne Shqipëri kanë opinon pozitiv për ish-diktatorin komunist (ndërsa rreth 300 mijë kanë opinion asnjanës).

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Opinion