Blloku Opinion
Arvanitas dhe shqiptarë
Jam rritur në një shtëpi ku origjina arvanitase na jepte një krenari të pamatë, veçanërisht ne fëmijëve. “Jemi Arvanitas”. Kjo prejardhje e lavdishme nxori në dritë rrënjë të tjera po aq të rëndësishme për historinë e familjes si një stërgjyshe nga Kios, e stolisur gjithmonë me dantella, bizhuteri dhe stil francez të flokëve, apo një stërgjysh që u largua nga Azia e Vogël për t’u bashkuar me lëvizjet revolucionare të grekëve në gjithë Ballkanin.
Deputeti i PD-së, Dogjani kërkesë publike kryeministrit: Rihapni filialin e Universitetit të Tiranës në Kukës
Z. Kryeministër,
Mitet e rreme për rrezikun nga dygjuhësia/Rasti i Maqedonisë
Çdo cikël zgjedhor, çdo fushatë parazgjedhore në Maqedoni është e lidhur në mënyrë tipike me retorikën etno-nacionaliste. Një prej çështjeve, për të cilat do të flitet para zgjedhjeve të dhjetorit, është dygjuhësia dhe rregullimi i saj në shtet. Fillimisht këtu nuk ka asgjë të keqe. Politika gjuhësore është temë e interesit publik, por ajo që është e keqja janë shkëmbimet e deklaratave dhe kumtesave mes aktorëve politik për politikat shumëgjuhësore si paradhomë për federalizimin, apo edhe shkatërrimin e shtetit. Kjo perspektivë është absolutisht e pavërtetë.
Data e Çlirimit, Nishani, ballistët, Kosova dhe ne
Mekja e jehonës së lajmit ndaj dekorimit të ballistëve prej presidentit po pret ngjarjet e radhës që do të ndodhin. Dhe, vendi ynë është kaq i plotë me to, saqë të krijon qenësinë në një karusel të pandalshëm, që kanë harruar ta stakojnë. Me shumë gjasë do plasë diçka e re, që do të lërë në hije ngjarjen e mëparshme, duke krijuar një debat të ri po shterpë.
Arroganti që u përvidhet pyetjeve dhe problemeve*
Diçka të tillë nuk e kam parë kurrë.
Ekonomistët më të mirë të Shqipërisë
Shpesh në media deklarohen dy apo katër ekonomistët më të mirë të Shqipërisë, apo tre më të mirët e fushës së ekonomisë dhe të bën përshtypje fakti që kjo mënyrë veprimi nxjerr në dukje vetëm dy, tre a katër persona që kanë qenë për vite me radhë ata që kanë vendosur në lidhje me fatin e ekonomisë së Shqipërisë, ekonomi që në fakt është në gjendjen më të keqe të mundshme dhe kjo duket në nivelin e jetesës së qytetarëve të këtij vendi.
Përtej propagandës së MAS me universitete publike dhe private
Katër muaj mbasi kanë mbyllur shkollën e mesme, përsëri pjesa më e madhe e maturantëve të brezit 2015-2016, ende nuk e dinë se ku do të vazhdojnë studimet. Të vjen keq ndërsa i sheh të sorollaten nga një derë në tjetrën, në pritje të ngjitjes së emrit sipër vijës së kuqe në listën e fituesve, ose të zgjedhjes që do të bëjë kandidati me notë mesatare më të mirë me vetëm një a dy shifra mbas presjes dhjetore, ndërkohë që bashkëmoshatarët e tyre në Europë tashmë po përgatiten për të mbrojtur provimet e këtij sezoni.
Rritja e rrogave dhe pensioneve, një drekë jo falas
Nese nuk ke paguar për një drekë në restorant, gjasat janë që atë ta ketë paguar dikush (një mik apo pronari i restorantit), ose që do ta paguash më vonë.
Edi Rama ka deklaruar këto ditë se qeveria do të përdorë vitin tjetër një fond prej 100 milion dollarësh për rritjen e rrogave të punonjësve të administratës dhe të pensioneve. Por a do të jetë kjo një drekë falas për qindra mijra njerëz?
“Darkat e gabuara” të gazetarëve me pushtetin
Në fillimet e gazetarisë, që përkojnë me vitet e para të demokracisë, u ndeshëm me mungesën e lirisë së shprehjes. Brezi im ka bërë sakrifica që sollën rrëzimin e ligjit të shtypit të hartuar nga Berisha, gazetaria opozitare vrau frikën ndaj pushtetit që në atë kohë kishte tendenca për të shkuar drejt diktaturës. Në atë kohë, u shkrua edhe Kodi e Etikës i Medieve Shqiptare, sipas eksperiencave botërore.