Blloku Opinion
Vështrim mbi qasjen e Greqisë në negociatat me Maqedoninë*
Rritja e kontakteve diplomatike kohët e fundit midis Athinës nga njëra anë dhe Shkupit e Tiranës nga ana tjetër mund të sjellin këtë vit mbylljen e një sërë problemesh dypalëshe, të cilat përbëjnë prej shumë kohësh kratere të heshtura tensioni në Ballkan. Problemi kryesor me karakter rajonal është ai i emrit të I.R.J. të Maqedonisë dhe si rezultat marrëdhëniet e saj me aktorë globalë, si Bashkimi Evropian, O.K.B. dhe N.A.T.O. Nëse do të analizojmë politikën e jashtme greke në çështjen e emrit nevojitet të veçohen të paktën katër kolona kryesore.
Mekanizmi i vendimmarrjes në politikën e jashtme të Shqipërisë
Më datë 21 dhjetor 2017, qeveria shqiptare, pa një mandat të arsyetuar dhe të legjitimuar paraprakisht në organin sovran, e përfshiu Shqipërinë në bashkësinë e vendeve, që sulmuan politikisht SHBA-në në të drejtën e tyre për të ushtruar sovranitetin e vendimmarrjes në politikën e jashtme, që kishte të bënte me lëvizjen e Ambasadës së SHBA-së nga Tel Aviv drejt kryeqytetit të shpallur të Shtetit izraelit, Jerusalemit.
Fake porn, moda kriminale që po përhapet si shaka
Ndodh një gabim i thellë në qasjen e përgjithshme ndaj të ashtuquajturit bullizmi kibernetik. Përkundrazi, dy.
I pari është që bullizmi kibernetik nuk ekziston. Dhe të tentosh të ndash “realen” nga “dixhitalja” na çon pashmangshmërisht në përballjen vetëm përgjysmë të problemit. Është sikur e “e keqja” të ekzistonte vetëm në web dhe rrjetet sociale, në WhatsApp dhe Messenger ndërkohë që jetën e “vërtetë”, çdo gjë është mirë e bukur.
Shteti që nuk e patëm kurrë
Një nga dështimet më spektakolare të shqiptarëve përgjatë historisë, ka qenë aftësia për të ndërtuar një shtet modern dhe një administratë publike në shërbim të interesave më të mira të vendit. Madje, paaftësia e shqiptarëve për të bërë shtet, ka qenë një argument i përdorur nga shtete të huaja, të cilat kanë pasur interesa të tjera për të ardhmen e shqiptarëve si komb.
Jeruzalemi kryeqytet i Izraelit, një gabim i Trump në Lindjen e Mesme*
Qëkurse Donald Trump u zgjodh president i SHBA, kam mbajtur shënim vendimet e tij në çështjet e politikës së jashtme dhe të sigurisë duke u përpjekur më kot të gjej ndonjë emërues të përbashkët logjike dhe një strategji të organizuar në bazë të perceptimit tërësor hapësinor. Paul Krugman, çmimi Nobel në ekonomi dhe columnist për New York Times, ka dhënë një shpjegim bindës për këtë në shkrimin e tij të javës së kaluar “Injoranca për shekullin e 21”. Shkrimi thellohet në dy drejtime kryesore:
Shënjestra të censorëve të rinj
Një valë neo-obskurantiste rrezikon të mbysë gjykimin e shëndoshë dhe kulturën, në emër të flamurit të së Mirës dhe të Drejtës. Përballemi me hipotezën e mospublikimit të “Një ditë shiu në New York” nga Woody Allen, për shkak të akuzave ndaj regjizorit të cilat një gjykatë amerikane i ka gjykuar si të pabazuara, për përdhunimin e vajzës minorene të Dylan Farrow.
Stabiliteti i Ballkanit midis nacionalizmit dhe zgjidhjes së problemeve: dinamika e fillim-vitit 2018
Duket se viti 2018 filloi me ngjarje të nxehta dhe zhvillime, të cilat pasqyrojnë natyrën e rajonit të Ballkanit – duke përfshirë edhe Shqipërinë – dhe si rezultat ndikojnë mbi to.
Kritikë mbi tekstin e përgatitur për luftën kundër ekstremizmit*
Me vendim të Këshillit të Ministrave nr. 737, datë 13.12.2017 është krijuar Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (QKEDH). Një nga aktivitet trajnuese që ka organizuar kjo qendër, këto ditë dhe në vazhdim, është ajo me shkollat publike të arsimit para-universitar me temën “Me shkollat për Komunitete më të Sigurta. Guidë Referuese”.
"Fake News" i lë vendin falsifikimit të Zërit*
Në vitin 2018, frika nga lajmet e rreme(fake news) do të zbehet në krahasim me teknologjinë e re që mund të falsfikojë zërin njerëzor. Kjo gjë mund të krijojë tmerr në fushën e sigurisë. Më keq akoma, mundet të na heqë të gjithëve një pjesë të unikalitetit tonë. Por kompanitë, universitetet dhe qeveritë po punojnë tashmë pa u ndalur për dekoduar zërin njerëzor për shumë aplikime. Kjo shtrihet që nga integrimi më i mirë i pajisjeve tona të internet of things te aftësimi për më shumë ndërveprime natyrale mes njerëzve dhe makinave.
Republika Islamike e Histerisë
Për aq sa mund të lexohet, strategjia e administratës Trump në Lindjen e Mesme, konsiston në përmbajtjen dhe përballjen me Iranin. Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, sekretari i Mbrojtjes James Mattis, ambasadorja e SHBA në OKB, Nikki Haley dhe vetë presidenti Donald Trump, kanë denoncuar të gjithë bashkë aktivitetet rajonale të Iranit(në shkurt pas testeve të Iranit me raktetat balistike, Trump shkroi në twitter se ky vend po lunate me zjarrin.”