Blloku Opinion
Idolatria e një Shqipërie me ndërgjegje të deformuar
Profesor Isuf Kalo, ish-doktori i Adhamudhit të Bllokut, ka shkruar një libër. Në një status timin në Facebook, i shpenguar, si në një status fb-je, unë shpreha me shkrim një përshtypje. E them prapë: përshtypje. Gazetat, rrjetet sociale atë status e shpërndanë pa ndonjë autorizim prej meje. Botuesi i librit të Doktorit të Adhamudhit të Bllokut më kthehet sot me në një goxha përgjigje.
Nuk ka neutralitet në luftën për mbrojtjen e lirisë së medias
***
Vetëm dy muaj më parë, më 16 maj, një gazetar 28-vjeçar meksikan i quajtur Francisco Romero Diaz mori një telefonatë para agimit rreth një incidenti në një klub nate në Playa del Carmen. Romero ishte specializuar në ekspozimin e krimit të organizuar. Ai u përgjigj si çdo gazetar i mirë, duke shkuar në vendngjarje sa më shpejt që të ishte e mundur. Por në fakt me shumë gjasa ky ishte një kurth. Në mbërritje e sipër në vendngjarje, Romero u sulmua dhe u qëllua për vdekje. Me gjasa e dinte se në ç’rrezik po e fuste veten.
Shqipëria dhe Maqedonia Veriore aktuale s’do të anëtarësohen në BE-në e sotme
Rastet e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut janë një test në këtë periudhë transitore, pas së cilës mund të dihet më shumë se nga do të shkojë procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian. Në këtë proces, deri më tash, BE-ja ka ruajtur parimin e “qasjes individuale bazuar në meritat e kandidatit në përmbushjen e kushteve”. Pra, pak a shumë, në proces vendi kandidat i ka përmbushur kriteret e caktuara në ndonjë kapitull të caktuar, Komisioni Evropian e ka verifikuar këtë, dhe BE-ja e ka bërë hapin e radhës duke hapur apo mbyllur ndonjë kapitull.
Censura online po vjen, por e kemi ende në dorë ta ndalojmë
Një vit më parë, pata paralajmëruar për ligjin e tmerrshëm të së drejtës së autorit që po hartohej në BE që do të kishte efekte të mëdha negative në botën e burimeve të hapura. Dispozita e tij më problematike do të detyronte shumë faqe interneti fitimprurëse që veprojnë në BE që të përdorin filtra algoritmikë për të bllokuar ngarkimin e materialeve të paautorizuara nga përdoruesit.
Qeveria e re greke dhe Shqipëria
BE-ja duhet të gjejë një strategji të re në Ballkan
Në gjendjen aktuale politike në Bashkimin Europian askush nuk mendon për zgjerimin e tij në drejtim të Ballkanit Perëndimor. Kjo është e vërteta e thjeshtë dhe e qartë. BE brenda saj ka kaq shumë sprova të vështira, me të cilat duhet të përballet, e në lidhje me Ballkanin Perëndimor është tërësisht jo-unike.
Mënyra e turpshme si Europa po i trajton emigrantët
Një baba dhe vajza e tij shtrihen të vdekur në bregun e lumit Rio Grande, të bashkuar në një përqafim, pasi u mbytën në përpjekje për të arritur në Shtetet e Bashkuara. Burri është Óscar Alberto Martinez Ramírez; vajza e tij 23 muajshe quhej Angie Valeria. Ata mbërritën nga El Salvadori dhe kishin tentuar të kalonin kufirin me not. Fotoja e trupave të tyre u përhap në të gjithë botën javën që shkoi. Është një histori që të këput shpirtin.
Opozita jonë(serbe) dhe ajo e Tiranës. Pafytyrësia e ndërkombëtarëve
Historitë mbi regjimin e Vuçiçit nuk kanë fund. Duket se nuk ka mbetur për t’u thënë asgje esenciale për të: gjithçka është thënë tashmë në një sërë kritikash dhe komentesh. Vuçiçi dhe shpura e tij janë komentuar deri në detaje, por pothuajse nuk ka asnjë analizë rreth veprimtarisë së opozitës. Vera do të kalojë, dhe zgjedhjet e rregullta po afrojnë. Do të mbahen diku në fillim të vitit të ardhshëm.
Në Bruksel i njohin mirë të dyja palët*
30 qershori, një lloj referendumi për të grabitur demokracinë
Kreu i Departamentit Për Studime Politike dhe Ndërkombëtare në Kembrixh, David Runciman në librin e tij me titull “How Democracy Ends” në shqip “Përfundimi i Demokracive” ilustron mënyrën me të cilën “grabitet demokracia përmes grushteve graduale të shtetit nga disa që pastaj bëjnë zgjedhje për të legjitimuar pushtetin e tyre".
Duke analizuar skemat graduale të rithemelimit të regjimeve Runciman thotë se në demokracitë e audiencës apo demokracitë referendare njerëzit vetëm sa shikojnë një shfaqje ku roli i tyre është të japin ose jo duartrokitjet e tyre, kur kjo gjë u kërkohet.