Blloku Opinion
Në Paris hapet loja e re për Kosovën*
Është provokim, natyrisht, që të përdor titullin e njërit prej filmave kult të shekullit XX, “Tangoja e fundit në Paris”, si hyrje për shpjegimin e mendimit, zakonisht primitiv, të Hashim Thaçit dhe dy a tre përkrahësve të tij që dalin në opinion publik ka dy javë për të shpjeguar se si ideja e presidentit të Serbisë për një vijë të re ndarëse mes shqiptarëve dhe serbëve në Ballkan nuk ka vdekur.
Islamofobia e elitave shqiptare*
Kosovës i intereson ndërmjetësimi i Gjermanisë, jo i BE-së dhe Mogherinit*
Kur Kosova kishte shpallur Pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008, kryesimin e radhës së BE-së e kishte Sllovenia. Këtij shteti të ri në atë kohë të BE-së, me një përvojë prej më pak se katër vjet si anëtare e BE-së, i ra mbi supe një detyrë jo e lehtë. U desh që Sllovenia të mundohej të ndërtojë një konsensus brenda BE-së për shtetësinë e Kosovës. Sa i përket qëndrimit individual nuk kishte dyshim: Sllovenët ishin shprehur në favor të pavarësisë madje duke thënë se Kosova po e përdorte të njëjtën të drejtë që në vitin1991 e kishin përdorur sllovenët.
Kontrollorët e demokracisë
Kush – apo çfarë – janë kontrollorët(gatekeepers) e demokracisë? Çfarë bëjnë ata? Një kolege në shoqërinë civile, drejtuese e bordit të një OJQ-je, sugjeroi termin në fjalë për një konferencë të cilën do ta bashkëdrejtojmë, mbi rolin e OJQ-ve dhe qendrave studimore në promovimin e demokracisë. Termi është i zakonshëm mes teoricienvëe të shoqërisë civile dhe aktivistëve, më siguroi ajo. Në fillim kisha dyshimet e mia.
Në PS ka mjaftistë, sorroistë, maoistë, masonë, homoseksualë*
Në kongresin e Partisë Socialiste ndodhi që të gjitha palët i erdhën rrotull Fatos Nanos. Të gjithë xhiruan në kotësi. Veprën kongresiste mund ta përfytyroja njësoj si një vepër arti të realizmit socialist, mund ta krahasoja me filmin “I Teti në Bronz”… Lufta e Dytë në Shqipëri, fitorja e partizanëve komunistë dhe një i rënë mes shtatë të gjallëve. Filmit i duhej edhe një bust prej bronzi; bust partizani. Sot e kësaj dite nuk ia mban kush mend emrin partizanit hero. As atëherë, më duket se nuk kishte emër, aq sa të gjithë e njihin si Mevlan Shanaj, emri i aktorit.
Game of Thrones?! Kemi historinë e Bizantit
Nuk kam asnjë ide se pse njerëzit e ndjekin “Game of Thrones”, i cili e nisi sezonin e tij të tetë dhe të fundit në HBO katër javë më parë, me shifra rekord shikuesish. E them këtë jo thjesht sepse mendoj se çalon si show (edhe pse vetë kam qenë ndjekës), por sepse nëse do të vendosja të shpenzoja qindra orë të jetës sime zhytur në historinë më së shumti të papërfillshme të një mbretërie dhe njerëzve të saj - disa prej tyre krenarë dhe të bukur, disa të tjerë të egër - do të lexoja më shumë për Bizantin.
Kantonizimi i Kosovës mes të pathënave të Berlinit*
Samiti informal i Ballkanit Perëndimor, i mbajtur në Berlin dhe pse solli rezultate thelbësore, duket se ndryshoi axhendën e negociatave, duke e bërë të qartë se zgjidhja e mosmarrëveshjeve afatgjata është një parakusht për avancimin e perspektivës euro-atlantike të vendeve të Ballkanit, që do të duhet të ndeshen me një vonesë disamujore, pasi gjithçka do të diskutohet në tetor, nga qershori që ishte përcaktuar fillimisht.
Rreziku që vjen nga Edi Rama
Në historinë tonë të afërt, psikoza e formatuar sipas modelit “Përtej jush jam unë”, ka ardhur të paktën tri herë. Hera e parë, por në mes të historisë së keqe, ka ndodhur në vitin 1929, që lidhet me Benito Musolinin.
Lebra akute që rëndom e quajnë Turizëm*
Takimi i Berlinit, një shans për Europën
Konferencë për Ballkanin - e pastaj? Nganjaherë disa thumbues që qesëndisin nuk e fshehin dot, se nuk kanë ç'të thonë. Që frazat e tyre kanë të njëjtat formula nuk e bën përmbajtjen e tyre më interesante.
Sepse ka ngjarje, nga të cilat shohim befas të shfaqet një potencial i ri veprues për çështje të vjetra. E një ngjarje e tillë mund të na çojë në një moment të papritur kthese të historisë e të na tregojë një kapitull të ri të së ardhmes së përbashkët. Konferenca e Ballkanit në Berlin më 29 Prill ka potencialin të jetë një ngjarje e tillë.