Blloku Opinion
Zhgënjimi pas komunizmit dhe fundi i lirisë
Revolucionet në Europën Lindore kundër komunizmit janë vlerësuar si më të mirët në llojin e vet. Në shumicë paqësorë, ata ndihmuan në dhënien e dy çmimeve Nobel për paqen. Të parin e mori Les Valesa, lideri heroik i Sindikadës së Tregëtisë “Solidarnost” me 10 milionë anëtarë, në Poloni, më 1983; shtatë vjet më vonë, lideri i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik Mikhail Gorbaçovi, u vlerësua për kurajën të pranonte falimentimin ekonomik, politik dhe moral të regjimit të vjetër.
Ku kanë shkuar 1.2 milirdë eurot që ka marrë borxh qeveria Rama?
Pyetja se ku i ka çuar qeveria Rama 1.2 milirdë eurot që ka marrë borxh është bërë shpesh në media kohët e fundit, dhe ajo ka gjetur jehonë edhe në kafenetë shqiptare. Që t’i jepet një përgjigje rigoroze kësaj pyetje, duhen konsultuar të dhënat zyrtare të borxhit dhe buletinet fiskale të Ministrisë së Financave, të cilat janë monitoruar në mënyrë strikte nga FMN-ja -- qysh kur kjo e fundit u kthye me kredi në Shqipëri, pas largimit të qeverisë Berisha.
Zorrongulët
Zorrongul është një epitet i shndërruar së fundmi në sindromë. I ngjitet një injoranti të guximshëm, pa mendim individual. Një personi që shërben si papagall për retorikën e dëgjuar prej të tjerëve, por nuk është i aftë që të sqarojë atë ç’ka riprodhon.
Nëse zhvillohen zgjedhje të parakohshme në Tiranën urbane
Para disa javëve, zhvillova me një grup anketuesish me përvojë një sondazh në Tiranën urbane, për çështje që kanë të bëjnë me punën e bashkisë së Tranës, si pastrimi, ndriçimi, gjelbërimi, shkollat, kopshtet, këndet e lojrave, etj. Përveç pyetjeve mbi këto çështje, 1000 të anketuarit e përzgjedhur në mënyrë rastësore në të gjithë territorin urban të Tiranës u pyetën edhe se për cilën parti do të votonin në qoftë se do të zhvilloheshin zgjedhje të parakohshme parlamentare pa fushatë elektorale.
Gazetaria shqipe, inteligjente në ngjarjet e kohës?
Statusi i PS, nga Brioni i Nanos tek Donato i Ramës
Mund të duket e çuditshme por është e vërtetë. Ka një ngjashmëri të pabesueshme si kryetarët e Partisë Socialiste blejnë kostumet me mënyrën si ndryshojnë statutin e partisë së tyre. Kjo ndodh sepse të dyja, si statuti ashtu dhe kostumet zgjidhen në bazë të shijes dhe skrupullit njerëzor që kanë ose nuk kanë ata që vendosin.
Vlera e posaçme e ishujve në delimitimin e ujërave mes Greqisë dhe Shqipërisë**
Para tre javësh, një mik më rekomandoi të lexoja intervistën e znj. Anastasia Strati, dhënë gazetarit Robert Goro, botuar në gazetën “Tema” dt.17 qershor 2015 “Argumentet e palës Greke kundër anulimit të Paktit Detar”. Sipas z. Robert Goro, znj. Anastasia Strati është një studiuese dhe eksperte e njohur e të drejtës së detit, e cila për më tepër, ishte anëtare e delegacionit grek në negociatat me palën shqiptare. Znj. Strati, kohët e fundit ka botuar librin te titulluar “Zonat detare greke dhe delimitimi me shtetet fqinje”. Po sipas z.
A duhet një Byro me defekt që në "Lindje"?
Ka mbetur pak kohë që të mbushen tre vjet nga dita kur u tha se nisi puna për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, por edhe pse ka kaluar kaq shumë kohë, BKH nuk është krijuar ende, madje procesi është rikthyer në pikën fillestare! Kjo e ka zbehur shumë besimin dhe pritshmërinë e qytetarëve dhe jo vetëm, tek kjo strukturë që u ideua dhe propagandua si “arma” efikase për të luftuar korrupsionin që zhvillojnë zyrtarët e lartë të administratës shtetërore. Tani interesi për BKH ka rënë, aq sa nuk ka më ndjeshmërinë se do të krijohet, apo jo!
Rreziku i konvertimit të kaosit në liri të kontrolluar
Pas çdo të pakënaquri publik, në mos fshihet, së paku ka lidhje diçka prej konflikti interesi. Ky nuk është thjesht vetëm një perceptim, por një imazh që të krijohet në këtë republikë të “fshatit të fjalëve pa fund”. Pakënaqësia verbale në shoqërinë tonë po shumëfishohet pareshtur. Është një vërshim kaotik i mundësuar natyrshëm prej risisë së ngjarë dhe të shumëpërdorur, pra internetit.
Berisha nuk është budalla
Në çerek shekullin e fundit, Sali Berishën e kanë anatemuar qindra mijra shqiptarë e mijra të huaj. Sidoqoftë, asnjëri deri më sot nuk e ka quajtur budalla. Dhe ai vazhdon të mos jetë budalla, pavarsisht se mund të jetë çdo gjë tjetër…
Në daljen e fundit tek “Zona e Lirë” e Çanit (shih foton), Berisha e tregoi edhe një herë se nuk është budalla, duke thënë se një koalicion i PD-së (nënkupto i tij) me LSI-në është i mundshëm pas zgjedhjeve të ardhshme, por jo para tyre. Dhe kjo gjë, sipas tij, do të përcaktohet pasi të shpallen rezultatet e zgjedhjeve.