Blloku Në Vëmendje

Certifikata e vaksinimit, e pavlefshme për 238 mijë qytetarë

Postuar në 17 Shtator, 2021 15:54

Certifikata e vaksinimit me të cilën u pajisën 238 mijë qytetarë deri në 15 shtator përmes portalit e-Albania, nuk do të jetë më e vlefshme. Shkak duket se është bërë njohja së fundmi e pasaportës digjitale nga bashkimi Evropian. Këtë fakt e pohon për MCN edhe zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila shpjegon edhe rregullat.

Federata Europiane e Gazetarëve: Turp për kryeministrin shqiptar Edi Rama!

Postuar në 15 Shtator, 2021 14:24

Federata Europiane e Gazetarëve ka publikuar sot një deklaratë përmes së cilës dënojnë sjelljen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama që refuzoi pyetjet e gazetarëve nga Kosova gjatë konferencës me Angela Merkel.

Turp për kryeministrin shqiptar Edi Rama që me qëllim injoroi pyetjet e gazetarëve kosovarë. Federata dënon këtë segregim fyes

është shprehur në tuitter, sekretari i Përgjithshëm i organizatës, Ricardo Gutiérrez.

Miokarditi për shkak të Pfizer më i shpeshtë te meshkujt 12-15 vjeç sesa hospitalizimet nga infektimi

Postuar në 11 Shtator, 2021 16:32

Kërkuesit amerikanë kanë gjetur se efekti i vaksinës Pfizer në provokimin e inflamacionit në zemër është me incidencë më të lartë sesa vetë CoVid-19. Ky efekt i shtuar provohet kryesisht te meshkujt adoleshentë të moshës 12-15 vjeç. Sipas studimit të publikuar më 29 korrik, ka gjashtë herë më shumë shanse që të rinjtë e kësaj moshe të pësojnë miokardit nga vaksina sesa të përfundojnë të hospitalizuar nga vetë infektimi në një periudhë katër mujore.

Ndotja/ TEC-et e Ballkanit Perëndimor bëhen problem për Europën  

Postuar në 08 Shtator, 2021 09:51

Rreth 19 mijë vdekje të regjistruara në Evropë në tre vitet e fundit e kanë origjinën te ndotja që shkaktojnë termocentralet me qymyr në vendet e Ballkanit Perëndimor. Shifra del në një raport të hartuar nga CEE Bankëatch Network dhe Qendrës për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër.

Klinikë e butë e variantit Delta, apo rol i vaksinimit?

Postuar në 06 Shtator, 2021 15:17

Në një intervistë dje për MCN Tv, mjeku infeksionist, Fabian Cenko bëri ndër të tjera këtë interpretim për situatën e tanishme epidemiologjike dhe rolin e vaksinave në Shqipëri:

Një pandemi që zhvlerësoi Parlamentin. Vaksinim, por a jemi të informuar?

Postuar në 03 Shtator, 2021 16:01

Kryeministri italian, Mario Draghi, një ditë më parë la të hapur mundësinë e vaksinimit të detyrueshëm. Një nga kundërshtarët më të fortë për këtë është brenda qeverisë së tij.

Ajri i ndotur shkurton 6 vite jetë

Postuar në 01 Shtator, 2021 18:43

Ndotja e ajrit po shkurton jetën e miliarda njerëzve me rreth gjashtë vjet. Një raport i ri e rendit atë mbi duhanpirjen dhe aksidentet si shkak i vdekjeve.

Studiuesit thonë se shkaku kryesor i ndotjes së ajrit mbetet djegia e qymyrit. Më e prekura është India, qytetarëve të së cilës u shkurtohet jeta me mesatarisht 6 vjet. Kina ka zvogëluar ndotjen e ajrit në shtatë vitet e fundit, megjithatë kinezët jetojnë 2.6 vjet më pak për shkak të ajrit të ndotur.

Afganët një vit në Shqipëri? Kjo varet nga programi amerikan i vizave

Postuar në 29 Gusht, 2021 13:02

Afganët erdhën dhe kryeministri Edi Rama po bën sërish atë që di më mirë: po mburret. Ku të mundë dhe sa të mundë. Po mburr veten duke vënë para Shqipërinë dhe ne, që në fakt i identifikon si plaçkë të vetën. Ne jemi mikpritës, ne dimë të jemi miq, të besës, shtëpia jonë është e atyre që do Edi Rama, se edhe Europa duhet të ketë turp etj. 

Sa është incidenca e miokarditit tek ata që kanë kaluar CoVid-19 dhe vaksinohen?

Postuar në 26 Gusht, 2021 21:16

 Haberi i fundit: nga përdorimi i vaksinës anti-CoVid-19 Pfizer, rreziku për miokardit te njerëz që përndryshe nuk do ta kishin zhvilluar atë, është 1 – 5 për çdo 100 mijë të vaksinuar. Ka një studim për këtë që patjetër duhet të jetë serioz.

Ta ndash shoqërinë në mes

Postuar në 23 Gusht, 2021 16:26

Shoqëria nuk mund të presë dhe përmbi të gjitha nuk mund të mbetet peng i perceptimeve të tilla. Nesër padite, ne do të procedojmë me njoftimin e masave dhe rregullimeve që do të sigurojnë funksionimin e plotë të jetës publike, në hapësirat private dhe publike në të cilat do të vihen re grumbullime

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Në Vëmendje