Klinikë e butë e variantit Delta, apo rol i vaksinimit?
Në një intervistë dje për MCN Tv, mjeku infeksionist, Fabian Cenko bëri ndër të tjera këtë interpretim për situatën e tanishme epidemiologjike dhe rolin e vaksinave në Shqipëri:
Në periudhën 2 gusht – 4 shtator ka ndryshime, por ka edhe të përbashkëta. Vitin e kaluar, numri i rasteve të reja ishte 6-7 herë më pak se sot. Vjet kishim 6 herë më pak raste të reja në ditë, 2-3 herë më shumë vdekje dhe 2-3 herë më shumë të shtuar në spital. Mua kjo më mjafton për të kuptuar, se arsyeja kryesore është vaksina. Ajo që unë kam vënë re: shpesh në rrjetet sociale shoh informacione kundër vaksinës, që ose nuk janë të plota ose nuk janë të përditësuar ose janë të pasakta
Ndërkohë që zotëria bën këtë interpretim, raportohet se thuajse në të gjitha vendet, pjesa më e madhe e të infektuarve janë të pavaksinuar. E njëjta panoramë paraqitet në Shqipëri, ku zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka deklaruar se 95% e të infektuarve janë të pavaksinuar.
Situata paraqitet e tillë: 2 gusht – 4 shtator 2021 kemi 6-7 herë më shumë të infektuar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020 nga të cilët 95% janë të pavaksinuar. Mes këtyre kemi 2-3 herë më pak të hospitalizuar dhe 2-3 herë më pak raste fatale.
Cili është roli i vaksinës në këtë rast? Ku hyn këtu vaksina në ekuacion?
Përtej kësaj, është pranuar gjerësisht se të vaksinuarit janë përhapës masivë të infeksionit meqenëse ata duke mos zhvilluar klinikë dhe duke patur pasaportë vaksinimi lëvizin lirisht. Pra, njëra vlerë e vaksinës përmbyset nga efektet anësore të administrimit të saj në komunitet, ndërkohë që në rastin e tanishëm, ne po shohim në të vërtetë një karakteristikë të klinikës së butë të variantit Delta të Sars-CoV-2. Të mbrohet vaksina dhe vaksinimi, por jo në dëm të logjikës sepse më shumë goditet politika zyrtare sesa mbrohet ajo.
Add new comment