Blloku Në Vëmendje
DASH publikon raportin për liritë fetare. Për Shqipërinë, kryesore (mos)prona e komuniteteve
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar dje raportin mbi lirinë e religjionit për vitin 2020. Për Shqipërinë në pah del problemi i pronës së komuniteteve fetare, të cilave nga njëra anë u legalizohen objekte kulti dhe nga ana tjetër mbahen peng në procese gjyqësore që nuk kanë të sosur.
Raporti/ Serbia publikon konkluzionet mbi 3 muajt e parë të vaksinimit
Më shumë se tre muaj pasi nisi procesin e vaksinimit, Serbia ka një raport mbi rezultatet e tij. Sipas raportit, detaje të të cilit janë publikuar nga “Blic”, të vaksinuarit janë 50 herë më pak të rrezikuar nga infektimi se ata që presin për t’u vaksinuar. Asnjë prej të vaksinuarve me Pfizer dhe AstraZeneca nuk ka kërkuar asistencë spitalore.
Jeruzalemi është kryeqytet i Izraelit dhe do të jetë i tillë. Asnjë problem për Izraelin, përfshirja ruse në Shqipëri
Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler ka dhënë së fundmi një intervistë për MCN Tv, përmes së cilës ka folur për raportet politike mes dy vendeve dhe disa zhvillime ndërkombëtare. Me hapjen e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem, Gendler ka deklaruar se hidhet një hap i madh që patjetër do ta kthejë Kosovën në një prioritet të politikës së jashtme izraelite.
Çështja "Becchetti": Opozita duhet ta kishte bërë ndërkombëtare
Çështja “Beketi”, e cila do t’i kushtojë shqiptarëve 110 milionë euro sipas gazetarit Arian Çani duhej të ishte bërë ndërkombëtare nga opozita që kërkon të vijë në pushtet pas 25 prillit. I ftuar në studion e MCN TV, Çani shtoi se kjo çështje është një turp i madh, ndërkohë që “Rama tani po kalëron i qetë”.
Intervista e plotë e Arian Çanit për MCN TV:
Një drejtori dhe dy gjykata injorojnë Gjykatën Kushtetuese
Në Fletoren Zyrtare është botuar së fundmi një vendim i Gjykatës Kushtetuese i datës 4 mars 2021 që është disi atipik nisur nga lloji i vëmendjes që i kushtohet në media kësaj gjykate. Ankues është një subjekt juridik, shoqëria “Top-AlB Konfeksion” që ka kërkuar në objektin e ankimit shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të një vendimi të Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë.
Nismë për një traktat të ri ndërkombëtar për shëndetin
Drejtuesit e 25 vendeve dhe organizatave ndërkombëtare kanë nënshkruar një letër të përbashkët përmes së cilës bëjnë thirrje për rishikimin e arkitekturës ndërkombëtare të shëndetit në funksion të përballimit më të mirë të pandemisë së radhës.
Duhen vaksina të reja brenda 2021
Pritej me padurim për të vënë nën kontroll pandeminë, por vaksina nuk është zgjidhja përfundimare. Brenda një viti, botës mund t’i duhet një formulim i modifikuar i vaksinës kundër virusit SARS CoV-2. Konkluzioni del në një studim të hartuar nga një grup epidemiologësh, virologësh dhe specialistëve të sëmundjeve infektive.
A duhet vaksinuar me detyrim stafi mjekësor?
Në Itali nuk janë pak ata që refuzojnë vaksinën. Dhe këtu nuk bëjnë përjashtim as mjekët. Në Lecce, 200 punonjës të sistemit shëndetësor refuzuan të vaksinohen. Por kjo kategori mund të bëhen kërcënim për të tjerët.
Status quo-ja nuk prodhon më stabilitet në Ballkanin Perëndimor
Status quo-ja nuk po garanton më stabilitet në Ballkanin Perëndimor. BE-ja duhet të përqendrohet më shumë te fitoret e vogla në mënyrë që të arrijë qëllimet afatgjata. Ky ishte konkluzioni që doli gjatë panelit “Si të rikthejmë zgjerimin e BE-së në rrugën e duhur? Përparësia te sundimi i ligjit dhe reformës në drejtësi”, organizuar nga “rrjeti WB2EU”.
Karoline Edtstadler, Ministre Federale për BE dhe Kushtetutën e Austrisë, tha se ajo nuk e sheh si negative situatën aktuale në lidhje me procesin e zgjerimit.
Zgjerimi, Rumania dhe Kroacia insistojnë për Ballkanin Perëndimor
Ministrat e Jashtëm të Rumanisë dhe Kroacisë i kërkojnë BE-së mbështetje më gjithëpërfshirëse sa i takon procesit të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor.
Gordan Grlić Radman dhe Bogdan Aurescu kërkuan që kjo çështje të diskutohet në seancën e ardhshme të ministrave të Jashtëm të BE-së.