Blloku Në Vëmendje

Eksperti Rexhepi: Është vrasje, ka tendencë për fshehjen e ngjarjes

Postuar në 10 Dhjetor, 2020 00:53

Eksperti kriminalistik, Artan Rexhepi e cilëson vrasje, mënyrën se si qëlloi efektivi i “Shqiponjave” 25 vjecarin Klodian Rasha. Eksperti Rexhepi në studio e lajmeve në TvT, tha se polici nuk ka qenë në kushtet e vetëmbrojtjes pasi i riu është qëlluar pas shpine, çka sipas tij hedh poshtë alibinë e efektivit të patrullës, duke  e cilësuar si vrasje.

Radhë edhe te Morgu i Tiranës

Postuar në 29 Nëntor, 2020 19:23

Kjo ka qenë situata në morgun e Tiranës këtë të diel.

Doli një polic atje dhe tha do jetë me radhë. Këtu vijnë një nga një dhe futet ai që është më i fortë,” shprehet një qytetar që priste pranë morgut.

Video/Ku janë infermierët?

Postuar në 27 Nëntor, 2020 17:14

Qeveria po kërkon infermierë për nevojat e përballimit të pandemisë. Kjo situatë është e përgjithshme, por në rastin e Shqipërisë qasja ndaj burimeve njerëzore në këtë sektor flet për papërgjegjshmëri dhe pse jo tallje. Kryeministri në vetë të parë e cilësonte ikjen si mundësi për hyrjen në tregun europian të punës, një vit më vonë për disponinilitet të 4000 infermierëve, ndërkohë që sot është hapur aplikimi për 1000 infermierë. Është një situatë që mund të shmangej, qoftë edhe duke marrë seriozisht shqetësimin e ngritur prej kohësh se: mjekët dhe infermierët po ikin. 

Konfiskohen pasuritë e shtetit shqiptar dhe askush nuk Informon shqiptarët

Postuar në 27 Nëntor, 2020 12:43

Sot në media është përcjellë një shkrim i gazetës austriake “Der Standard” sipas të cilit një kompani ligjore po kërkon të dijë nëse firmat austriake dhe bankat kanë aksione apo prona të Republikës së Shqipërisë, pasi këto do të konfiskohen. Arsyeja: qeveria e Shqipërisë refuzon të paguajë gjobën 100 milionë euro ndaj biznesmenit Italian, Francesco Becchetti. Ky i fundit siç dihet u akuzua në tuiter nga kryeministri i tanishëm, Edi Rama se pastronte para dhe mbi këto akuza, iu sekuestrua pasuria dhe iu mbyll edhe televizioni.

Instituti i Mjekësisë Ligjore jep deklaratë mbi fotot e shpërndara nga Morgu i Tiranës

Postuar në 20 Nëntor, 2020 22:41

Pas fotove që qarkulluan në rrjetet sociale gjatë orëve të fundit, ka reaguar Instituti i Mjekësisë Ligjore. Në deklaratën për media, IML shpreh keqardhjen për publikimin e këtyre fotove dhe pranon se shpesh e ka të pamundur të sistemojë kufomat. Në fotot e publikuara në rrjetet sociale duken trupa të personave që kanë ndërruar jetë të vendosur në dysheme. Sipas IML-së, kjo ndodh për shkak të numrit të lartë të fataliteteve.

Dita Universale e Fëmijëve, Shqipëria i vetmi vend pa të dhëna për arsimin parashkollor

Postuar në 20 Nëntor, 2020 14:31

Sot është Dira Universale e Fëmijëve dhe në këtë kuadër, Eurostati ka publikuar disa të dhëna mbi pjesëmarrjen e fëmijëve në arsimin e parashkollor në kontinent. Matjet janë kryer në 34 rajone të BE-së ku sipas të dhënave “të gjithë fëmijet marrin pjesë në arsimin parashkollor”.

Në vitin 2018, 96% e fëmijëve mes 4 dhe 6 vjeç ishin pjesë e sistemit parashkollor; nga 6 deri në 10 rajone të BE-së kjo pjesëmarrje ishte mbi 95%.

Tërmeti i 26 nëntorit, Prokuroria e Durrësit dërgon në gjyq 16 persona

Postuar në 20 Nëntor, 2020 12:07

Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 16 persona të akuzuar për dëmtimin e banesave apo objekteve të tjera që shkaktuan dhjetëra viktima si pasojë e shembjes.

Vendimi i akuzës për të çuar dosjen për gjykim, vjen një vit pas ngjarjes që terrorizoi gjithë vendin. Si pasojë e këtij tërmeti kujtojmë se u dëmtuan një numër i konsiderueshëm banesash dhe objektesh të tjera, si dhe kanë gjetur vdekjen 23 persona në Durrës.

Kundër mbylljes së shkollave

Postuar në 18 Nëntor, 2020 15:37

Teksa në shkolla janë shtuar zërat për mbylljen e mundshme të shkollave, prindërit nxënësit por edhe mësuesit shprehen kundër. Ata thonë se zgjidhja nuk është mbyllja por respektimi i masave anticovid.

Hapet loja për mbylljen e shkollave

Postuar në 14 Nëntor, 2020 14:50

Greqia ka vendosur të mbyllë për dy javë shkollat fillore, cerdhet dhe kopshtet me synim vënien në kontroll të përhapjes së virusit. Budallallëku duket se është tashmë kontinental përderisa nga njëra anë të gjitha raportet thonë se fëmijët nuk e përhapin virusin, nga ana tjetër këto institucione mbyllen të parat.

Nuk përjashtohet edhe karantinimi i plotë

Postuar në 10 Nëntor, 2020 15:11

Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, Eugena Tomini nuk e ka përjashtuar karantinën totale në Shqipëri. Kjo do të ishte një masë që do të jepte goditje dërrmuese për brezin e tanishëm dhe jo më për një periudhë afatshkurtër.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Në Vëmendje