Blloku Në Vëmendje
A ka dhënë vërtet "Ok" Komisioni i Venecias për ligjin e pronave?
Më datë 17 tetor, ministri Manjani u shpreh i lumtur që Komisioni i Venecias adoptoi “Amicus Curiae Brief” për Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Ai e interpretoi këtë proces të Komisionit të Venecias si më poshtë:
“Ky Komision ka vlerësuar si të drejtë dhe në përputhje të plotë me standardet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut”.
"Gjuhë të qytetërimit tonë të përbashkët”/Shqipja dhe gjuha boshnjake, lëndë me zgjedhje në Turqi
Shkollat turke do të kenë që nga viti i ardhshëm gjuhën shqipe dhe atë boshnjake si lëndë me zgjedhj. Lajmi raportohet nga Agjencia Telegrafike Shqiptare e cila referon “Anadolu Agency” duke shtuar se “programi dhe materialet e lëndës të gjuhës shqipe dhe boshnjake që do të vendosen në programin mësimor do të përgatiten nga Universiteti Trakya”.
Planeve kombëtare u shtohet edhe ai për LGBTI
Ministri i Mirëqëniës Sociale dhe Rinisi Blendi Klosi mori pjesë në lancimin e Planit Kombëtar të LGBTI në Shqipëri.mAi theksoi gjatë fjalës së tij se ky plan lufton diskriminimin dhe garanton të drejta të barabarta(TemaTv).
Del sërish në skenë Klement Balili i LSI-së, Gazeta “To Ethnos”: Kamioni me 1 ton kanabis u dërgua nga Escobari shqiptar
Me titullin "Eskobari shqiptar me një ton kanabis", gazeta greke to Ethnos shkruan se pas sasisë së madhe të drogës që u kap të enjten në një zonë të Atikës fshihet Klement Balili, ish-drejtori Rajonal i Transporteve në Sarandë i shpallur në kërkim ndërkombëtar si një prej krerëve të trafikut ndërkombëtar të drogës.
Tahiri propozon ashpërsim të Kodit Penal për kanabisin, por nuk sqaron pse s’bëhet publik raporti i Guardia Di Finanza
Ministri i Brendshëm doli sot para mediave për të lajmëruar ashpërsimin e dënimeve në Kodin Penal për kultivuesit dhe trafikantët e drogës. Ai tha se të gjitha forcat speciale dhe drejtorisë së kufirit do të jenë 24 orë në patrullim intensiv të rrugëve tokësore dhe detare.
Fact-checking në Zululand: Të pavërtetat e Erion Veliajt lidhur me vdekjen e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës (Video)
“Isha i ftuar të hënën në Top Story, ku i ftuari qëndror ishte Erion Veliaj, kryetari i bashkisë së Tiranës. U fol në pjesën më të madhe të kohës për ngjarjen tragjike të landfillit të Sharrës. Për shkak të një keqkuptimi me stafin e Sokol Ballës, atë mbrëmje kam qenë i papërgatitur për të diskutuar mbi një temë të tillë. Por u informova më pas, dhe më rezulton që një sërë pohimesh të Erion Veliajt atë mbrëmje kanë qenë të pasakta.
A ka një fushatë censure kundër faqeve online?
Faqja në Facebook ‘Çmendina Dublim’ duket se është viktima e radhës sa i përket censurimit të materialeve që shpërndan. Grupi i njohur për ironinë dhe sarkazmën në video dhe fotomontazhe ka rënë sot pre e fshirjes së një fotografie nën preteksin se ka dhunuar të drejtat e pronës intelektuale të dikujt tjetër.
Rasti Moisiu dhe gijotina tinzare për të shpëtuar nderin e ministrit
Publikisht kjo qeveri nuk ka marrë asnjëherë përgjegjësinë për ngjarje që implikojnë struktura shteterore duke u munduar të qetësojë ndërgjegjien e saj por edhe të publikut me fraza të tipit "këto ndodhin kudo-është thjesht media që i zmadhon".