Tahiri propozon ashpërsim të Kodit Penal për kanabisin, por nuk sqaron pse s’bëhet publik raporti i Guardia Di Finanza
Ministri i Brendshëm doli sot para mediave për të lajmëruar ashpërsimin e dënimeve në Kodin Penal për kultivuesit dhe trafikantët e drogës. Ai tha se të gjitha forcat speciale dhe drejtorisë së kufirit do të jenë 24 orë në patrullim intensiv të rrugëve tokësore dhe detare.
Ministri përmendi sërish raportin e Guardia Di Finanza, si provë të suksesit të policisë në luftën kundër drogës, por ky raport ende nuk është bërë publik dhe aq më tepër që Guardia Di Finanza e Romës ka komentuar për Tema TV se nuk kishte të dhëna për këtë operacion. Dyshimet mbeten sa kohë policia nuk po e bën publik raportin.
“Kjo nuk do të thotë që nuk shkatërrohet gjithhcka ndaj është shumë e rëndësishme që të luftohet hallka e dytë grumbullimi dhe magazinimi i kanabisit. Nëqoftë se këtë viti ishim të fokusuar në fazën paraprake të parandalimit, vitin tjetër duhet të kemi mekanizna më të fortë kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës”-theksoi Tahiri në konferencën për shtyp.
Sa i përket ashpërsimeve në Kodin penal ministri tha se efektet pritet të jenë pozitive, ndërsa ftoi opozitën të punojë për të zhbërë perceptimin që ekziston në popull se kultivimi i kanabisit është zgjidhja më e shpejtë për t’u pasuruar.
“Do i propozoj qeverisë ndryshimin e Kodit penal me synim rëndimin e dënimeve për mbajtjen praktikimin dhe kultivimin e lëndëve narkotike. Do propozoj që trafikimi i lëndëve narkotike të përshkallëzohet dhe sipas këtij parimi përdorimi vetjak të mos përbëjë vepër penale, ndërsa shitja, mbajtja do dënohet nga 1 deri në 5 vjet, ndërsa në sasi të mëdha 7-10 vjet. E njëjta gjë edhe për kultivimin, shitja e farave nga 3 deri në 7 vjet, kultivimi në sasi të vogla deri në 1 vit, kultivimi në sasi që nuk janë më të vogla nga 1deri në 3 vjet dhe kultivimi në sasi të mëdha nga 5 deri në 10 vjet”-daklaroi Tahiri.
Add new comment