Blloku Në Vëmendje
Refleksionet e 90-ës dhe "lufta" për Luftën...
Befasitë e policisë me “pularinë e kanabisit”, 3 tonët e Rrëshenit dhe vërtetësinë e raporteve të asgjesimit (video)
Policia thotë se është ende duke peshuar kanabisin e gjetur në një magazinë në Rrëshen, dikur ish-pulari. Raportimet janë për 3 ton kanabis në proces tharje kati për t’u hedhur në treg, por policia njofton se gjatë kontrollit u konstatua një sasi e madhe bimë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva në proces tharjeje dhe përpunimi, ku vazhdojnë veprimet për peshimin dhe asgjësimin e plotë të saj.
Urdhëri i Mjekut, Stomatologut dhe Infermierit: Të ndryshohet Kodi Penal, gabimi mjekësor nuk është krim
"Gabimi mjekësor të mos konsiderohet krim", ka qënë ky propozimi i Urdhrit të Mjekut, Infermierit dhe Stomatologut. Ata kërkuan ndryshime në Kodin Penal ku të përcaktohet qartë termi gabim mjekësor dhe neglizhencë mjekësore. Sipas tyre ndryshimet në legjislacion do të jenë në dobi të pacientëve.
"TemaTv"
Zëri i Amerikës: Në Vlorë mezi gjen kamarier për punësim. Hashashi, sektori i preferuar
Sondazhi i Fondacionit “Konrad Adenauer”: Qytetarët në Shqipëri u besojnë shumë pak institucioneve dhe partive
Sondazhi i sapo publikuar në Tiranë i mbështetur nga Fondacioni Konrad Adenauer nxjerr në pah perceptimin e qytetarëve mbi qeverisjen qendrore e lokale, gjendjen social-ekonomike dhe besueshmërinë tek forcat politike. Duke vlerësuar rezultatet e përgjigjeve të 1951 të pyeturve në zona të ndryshme të vendit kupton për besueshmërinë shumë të ulët të qytetarëve tek institucionet publike si dhe tek partitë politike, që reflekton përmasat e një zhgënjimi të madh.
Konçesioni i Check -up, Vokshi: Dhatë 1.7 mld lekë për kontrolle që nuk janë bërë(video)
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ishte thirrur sot në seancë dëgjimore në Komisionin e Shëndetësisë lidhur me ecurinë e konçesionit të Check-up, për të cilin Ministria e Shëndetësisë vendosi të zgjerojë me 10 vjet kufirin e moshës së personave që do t’i nënshtrohen kontrollit shëndetësor falas. Kjo sepse në fazën e parë nuk u arrit të përmbushej objektivi për t’i dhënë këtë shërbim mbi mijë personave të moshës nga 40 deri në 60 vjeç.
Sport dhe politikë. Një model nga Kosova që na kujton realitetin e Shqipërisë
Po përcjellim një shkrim hulumtues të gazetës “Zëri” në Kosovë që hedh dritë mbi situatën në sportin e Kosovës. Politikë, ndërhyrje, lidhje nepotike, një model uniform ky për botën shqiptare nga të gjitha anët. Skandalet nuk pushojnë as në sportin shqiptar, ku ata që drejtojnë janë njerëz partish, ose nga ata që kanë hedhur rrënjë me miq e me shokë, dalin tribunave e flasin për gjithçka. Në fakt përfaqësojnë qelbin e një plage që duhet operuar shumë shpejt dhe thellë.
***
Kryeministri kundër portaleve me "klikavarazhin" e një interviste
Kryeministri ka dalë sot në komunikimin e javës me nje mesazh të pazakontë. Ai është marrë me mediat, me portalet, me analistët dhe gazetarët, duke i stigmatizuar si përherë. Lënda e parë ka qenë intervista e tij në "Klan Kosova", të cilën Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, e cilëson fatkeqësisht si fitore të tij ndaj mediave dhe portaleve. Ai flet për një kryengritje digjitale, e cila ka vënë para gazetarët me mençurinë e turmës. Një shfaqje që nuk ka ende emër, e që neutralizon edhe vlerën e atyre të vërtetave për mediat që Rama i përmend jo pa të drejtë.
Kosovë, gjimnazi “Sami Frashëri” merr emrin “Ahmet Gashi”
Televizioni “Koha” në Kosovë raporton për një gjimnaz të cilit i është ndërruar emri. Dhe maturantët duket se nuk e pëlqejnë këtë ndryshim të ndodhur pa i pyetur ata. Fjala është për gjimanizn “Ahmet Gashi” që dikur, vetëm tre vjet më parë, mbante emrin “Sami Frashëri”.
6 programe studimi pa kandidatë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës
Në Fakultetin më të madh të Universitetit të Tiranës, te Shkencat e Natyrës, nga 10 degë studimi, regjistrimi për shpalljen e fituesve duke ulur vijën e kuqe vijon vetëm në 4 programe, pasi në 6 programe të tjera nuk ka më kandidatë. Kjo gjë u deklarua për “Gazeta Shqiptare” nga dekani i Shkencave të Natyrës, Spiro Drushku.