Rasti Moisiu dhe gijotina tinzare për të shpëtuar nderin e ministrit
Publikisht kjo qeveri nuk ka marrë asnjëherë përgjegjësinë për ngjarje që implikojnë struktura shteterore duke u munduar të qetësojë ndërgjegjien e saj por edhe të publikut me fraza të tipit "këto ndodhin kudo-është thjesht media që i zmadhon".
Por nga ana tjetër ndëshkon në mënyrë tinzare funksionarët që i kanë prishur në një farë mënyre imazhin qeverisë dhe kreut të saj. Është një standard me të cilin kjo qeveri ka operuar për të amortizuar skandalet, duke u përpjekur të përçojë si normalitet edhe ngjarjet më pasoja. Ndodhi kështu me ish-drejtorin e Policisë Artan Didi, me ish-drejtorin e policisë së Tiranës, apo dhe me zyrtarëvtë dorës së dytë që janë pezulluar për t'i shërbyer më pas partisë diku tjetër.
Së fundmi me një vendim të Ministrit të Shëndetësisë e u shkarkua nga detyra për keqmenaxhim Drejtoresha e Maternitetit “Koço Gliozheni”, Rubena Moisiu. Kjo lëvizje vjen pak kohë pas ngjarjes së rëndë ku një e re dhe foshnja e saj humbën jetën në maternitetin që Moisiu drejtonte.
Zyrtarisht ministri që është në detyrë tha pas ngjarjes se sistemi ka funksionuar, edhe pse gruaja shtatzanë u sorollat për 5 orë me hemoragji të brendshme në tre spitale. Atëherë cila është asyeja e shkarkimit të zonjës Moisiu? Rasti ishte flagrant dhe largimi i drejtoreshës së maternitetit nuk mbulon përgjëgjësitë e gjithë sistemit të menaxhuar nga Ilir Beqaj, ministri që ka mbështetjen deri fanatike të kryeministrit çuditërisht edhe kur ndodhin ngjarje të tilla.
Add new comment