A ka një fushatë censure kundër faqeve online?

Postuar në 18 Tetor, 2016 22:21

Faqja në Facebook ‘Çmendina Dublim’ duket se është viktima e radhës sa i përket censurimit të materialeve që shpërndan. Grupi i njohur për ironinë dhe sarkazmën në video dhe fotomontazhe ka rënë sot pre e fshirjes së një fotografie nën preteksin se ka dhunuar të drejtat e pronës intelektuale të dikujt tjetër.
Vetë ‘Çmendina Dublim’ ka publikuar materialin për të cilin bëhet fjalë dhe mesazhin e mbërritur nga Facebook në adresë të saj. Prej disa ditësh shumë persona dhe portale janë përballur me diçka të tillë që ka ardhur si pasojë e raportimeve të shumta që persona të tretë kanë bërë.

Por komentuesit ngrejnë edhe pikëpyetjen se kjo është një fushatë e ndërmarrë nga këshilltarët e kryeministrit për të bllokuar çdo material që e ironizon atë.
Edhe pse kjo mbetet një pikëpyetje, e sigurt është se për të bllokuar një material në rrjetet sociale, dikush qëllimisht duhet t’i bëjë ‘report’ duke e justifikuar para administratorëve të Facebook. Javën e kaluar, si pasojë e raportimeve të paktën dy portale u mbyllën në vend nën pretekstin se cënonin figura publike me shkrimet e tyre.

"TemaTv"

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.