Blloku Në Vëmendje
Ndalohet mësuesja e ISIS në në Medresenë e Shkodrës
Policia e Shkodrës ka ndaluar mësuesen e Medresesë së Shkodrës, Emine Alushi, pas audioregjistrimit të transmetuar një ditë më parë në emisionin "Stop", ku ajo shfaqet duke bërë propagandë pro ISIS. Ka reaguar edhe Drejtori i Pergjithshem i Medresesë së Shkodres, Kujtim Dervishi, i cili është distancuar nga qëndrimet e mësueses. Sipas tij, “ajo cfarë ka thënë mësuesja, subjekt i kësaj videoje nuk përfaqëson linjën zyrtare të Medresesë si Institucion Arsimor i KMSH dhe është krejtësisht e kundërt me atë cfarë ofron dhe synon shkolla jonë në procesin edukativ.
Qeveria përmirëson trajtimin financiar për diplomatët jashtë vendit dhe familjarët e tyre
Qeveria ka miratuar në mbledhjen e fundit një sërë ndryshimesh të rëndësishme në ligjin për personelin e shërbimit të jashtëm dhe familjarëve që i shoqërojnë ata, duke propozuar një trajtim më të plotë financiar, handikap që shërbimi ynë i jashtëm e ka vuajtur në vite. Kështu qeveria vendosi që gjatë kohës së ushtrimit të detyrës në misionet diplomatike dhe postet konsullore jashtë vendit, personeli i shërbimit të jashtëm të përfitojë të drejtën e mbulimit të shpenzimeve të qirasë së banesës, energjisë elektrike, ujit, gazit dhe ngrohjes.
QSUT akuzohet zyrtarisht për diskriminim ndaj fëmijëve me leuçemi
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka akuzuar Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” “se ka dikriminuar kundër fëmijëve të sëmurë me leuçemi duke i mohuar akses ndaj një medikamenti”.
Ky lajm raportohet nga “reporter.al” që thotë se mendimi i komisionerit është bërë zyrtar më 29 dhjetor të vitit 2016.
Mesatare “6” në Fakultetin Ekonomik
“Gazeta Shqiptare” shkruan sot për një skandal sipas saj që ka ndodhur me pranimet e studentëve të rinjë në Fakultetin Ekonomik.
Shqipëria në kazanin e mediave të huaja
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, i ka kërkuar gazetës italiane “La Repubblica” që të përgënjeshtrojë lajmin e saj për praninë e ISIS në vendin tonë.
"Për fat të keq, kjo nuk është hera e parë që ndodh, duke cënuar imazhin e Shqipërisë në sytë e lexuesit tuaj, por shpresoj shumë të jetë e fundit…Nga Republika e Shqipërisë, gjatë dy viteve 2015 dhe 2016 nuk ka pasur asnjë shtetas shqiptar që të jetë larguar për në vendet e konflikteve fetare në Siri apo gjetkë, në cilësinë e “foreign fighter”.
Përgjimet shtrihen edhe në ambjentet private
Organet e specializuara tashmë do të kenë të drejtën të përgjojnë dhe survejojnë edhe në ambientet private, shtëpi apo vende të tjera te të dyshuarit me synimin e parandalimit të ndonjë krimi.
Teatri i radhës, ILDKPI i riverifikon pasurinë e Alfred Pezës
Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka njoftuar se kreu i saj Shkëlqim Ganaj ka urdhëruar fillimin e procedurave të kontrollit të plotë dhe hetimit administrativ për të gjitha deklaratat e interesave private që prej vitit 2003, të deputetit Alfred Peza.
Paguajmë 43 njerëz për imazhin e Këtij
Prezenca e vazhdueshme dhe konstante në media e ka vënë kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në qendër të akuzave për ndikim të tepruar mbi linjën e tyre editoriale dhe informacionet e pafiltruara që ato transmetojnë në lidhje me punën e tij në krye të njësisë vendore. Një prej akuzave që i drejtohet rëndom qytetarit të parë të Tiranës lidhet me prodhimin nga Departamenti i Informacionit të kronikave televizive të gatshme, të cilat më pas transmetohen në edicionet kryesore të lajmeve pa filtër editorial nga gazetarët dhe redaktorët e mediave kryesore në vend. Sasia dhe cilësia e in
Droga, kërcënimi kryesor për sigurinë kombëtare
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka dhënë një intervistë në Top-Story. Pjesa më interesante e intervistës është diskutimi për çështjen e kanabisit. Manjani nuk i heq asgjë mendimit të tij për të future ushtrinë në luftë ndaj kultivimit, duke cilësuar se tashmë me pagesat 20 000- 40 000 lekë, “njerëzit po preferojnë të dalin partisan në mal te hashashi”.
“Fenomeni ekziston dhe ekziston në mënyrë të frikshme”, tha ai.
Krimi, rreziku kryesor për zgjedhjet parlamentare
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka paralajmëruar gjatë një pritjeje me median se zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë të ekspozuara ndaj penetrimit të strukturave kriminale.