Përgjimet shtrihen edhe në ambjentet private
Organet e specializuara tashmë do të kenë të drejtën të përgjojnë dhe survejojnë edhe në ambientet private, shtëpi apo vende të tjera te të dyshuarit me synimin e parandalimit të ndonjë krimi.
Projektligji i ri i paraqitur në Kuvend është pjesë e paketës së reformës në drejtësi, “Për përgjimin e komunikimeve elektronike”. Përgjimet do të kenë dhe në forma të tjera si me videoresgjistrime dhe kjo parashikon vendosjen e kamerave në ambientet e brendshme private. Emailet, telefonatat, komunikimet e tjera elektronike, si dhe videoregjistrime, bisedat private dhe publike janë tashmë të përfshira në këtë draft.
Ky projektligj pritet të hapë shumë debate në lidhje me respektimin e jetës private, e parashikuara në Konventën e të Drejtave të Njeriut, apo dhe te vendimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut shkruan “Shekulli”.
Përgjimet nuk do të jetë një e drejtë ekskluzive e Prokurorisë së Përgjithshme, por për të gjithë prokuroritë, e veçanërisht Byroja Kombëtare e Hetimit. Ndërsa pajisja e përgjimit nuk do të jetë më në varësi të këtij institucioni, por te Prokuroria e Posaçme.
Comments
Pergjimet
Jo moreee! Po ju kini share regjimin komunist qe pergjonte vetem me autorizim te gjykates dhe ne raste krejt te rralla kurse ju tani dashkeni te pergjoni e filmoni cilindo. Hmmm! Cfare behet keshtu ? Mos bej si bej une por bej si them une!
Add new comment