Blloku Në Vëmendje
Rrëfehet Llalla, zbardh shantazhin e Lu për Bankers, vë nën hetim kryeministrin
Adriatik Llalla ka zbardhur përplasjet me ambasadorit amerikan dhe në një farë mënyre ka bërë publik edhe hapin e radhës, në kuadër të luftës politike që qëndron pas kësaj përplasje.
Më poshtë një pjesë e argumenteve të Llallës për marrëdhënien me ambasadorin amerikan, shantazhet e pretenduara nga Bankers dhe hetimet për serverin e ILDKPI:
"Përgjegjësinë për dështimin e reformës e kanë udhëheqësit tuaj"
Kuptimi etimologjik i fjalës demokraci është “pushtet i popullit”. Do të thotë se pushteti për të qeverisur vendin nuk i jepet një personi apo grupi personash të caktuar, por pjesëtarëve të një komuniteti si i tërë. Nuk është vetëm e drejta për të zgjedhur dhe për t'u zgjedhur, por mbart edhe përgjegjësinë për ta nxitur qeverinë të mbajë premtimet e bëra. Ka ardhur koha që ju, populli, ta merrni në kontroll dhe të jeni të vetëdijshëm për pushtetin tuaj të vërtetë. Këtë 18 qershor, ju keni një rol shumë të rëndësishëm si vendimmarrës.
Dje ishte dje, sot është sot...Filozofia lësëiste si parim i Politikës së Jashtme
Deklaratat e kryeministrit Edi Rama në CNN kundër Donald Trump. Ai thotë se zgjedhja e Trump është e dësmhme për SHBA dhe botën. Dje:
Në intervistën për Ora News, Edi Rama thotë se është spekullim se marrëdhëniet mes dy vendeve cenohen, madje kush parashikon këtë gjë ngjan me plakën Nuriahn. Më tej akoma, nëse kandidati Trump do të ishte fatkeq%si për botën, presidenti Trump sot, nuk komentohet. Diçka e çuditshme për logjikën dhe rendin shkak pasojë të gjërave: Sot:
Autostrada si Ekspozitë personale e Edi Ramës (foto)
Tre vje tmë parë, në fillim të Qershorit të vitit 2014 nisi realizimi i Projektit të Gjelbërimit për aksin Tiranë-Kashar-Rinas. Ky pojekt u financuanga Ministria e Mjedisit dhe kishte vlerën 60 milion lekë të reja. Punimet përfunduan në dhjetor 2014.
Regjistrim popullsie me policë te dera, leje për të ndryshuar vendbanim
Qeveria ka marrë përsipër të disiplinojë lëvizjet demografike të popullsisë dhe hartografinë urbane përmes një ligji që do të detyrojë qytetarët të marrin leje sa herë duan të ndryshojnë adresë. Këtë e bëri të ditur ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri që sqaroi edhe rolin që do ketë policia në regjistrimin e ri të popullsisë.
Kjo nuk është qeveri(video)
Qeveria si konfederatë partish dhe klanesh
Pas tërmeteve që shkundën Shqipërinë javën e kaluar, përplasja PS-LSI ishte ankthi kryesor i shqiptarëve. Dita gdhihej dhe ngrysej me merakun e madh se çfarë do thotë Iliri, se çfarë postimi do bëjë Edi, se pse e tha Peleshi këtë, apo pse Taulant Balla ende nuk ka folur.
Policia u prish gjumin Balilajve, u kontrollon shtëpitë me shumë “korrektesë”
Policia njoftoi rinisjen e operacioneve për arrestimin e Kelmend Balilit, ish-zyrtarit të LSI-së të shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzën e trafikut të drogës. Një reagim i sforcuar nga presioni në rritje kundër ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, mbi të cilin bien dyshimet e mosarrestimit të tij, në një kohë që presidenti ka thirrur Këshillin e Sigurisë Kombëtare për këtë çështje.
A do të vazhdojë angazhimi i SHBA-së për reformën në drejtësi?
Ambasada amerikane në Tiranë ka përsëritur sot mesazhet për përmbylljen e procesit të vettingut në gjyqësor dhe prokurorinë shqiptare duke njoftuar se për disa prej tyre ka refuzuar vizën hyrëse për në SHBA.
"Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka revokuar vizat jo-emigruese për disa gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë pasi ka dalë në përfundimin që këta zyrtarë nuk kualifikohen për këto viza. Për shkak se të dhënat e vizave janë konfindenciale sipas ligjit të Shteteve të Bashkuara, ne nuk mund të komentojmë mbi raste individuale.
Kreu i AMA-s zbardh pasurinë: Jam i pastër
Kreu i AMA-s për të cilin ka nisur një hetim pasuror nga ILDKPI, u ka dhënë përgjigje akuzave për burimin e financimit të pasurive që ai dhe bashkëshortja e tij kanë në pronësi, por pa sqaruar nëse ato çka përmend bien ndesh me pasurinë e deklaruar. I pyetur për akuzat ai tha se janë të frabrikuara dhe se pasuria e tij është e ligshme dhe e justifikuar.