Blloku Në Vëmendje

Një shembull si CNN Greek lexon nacionalizmin shqiptar dhe Bujar Kapexhiun

Postuar në 27 Shkurt, 2017 10:57

Një skicë që tregon heronjtë e Revolucionit Grek të 1821, Theodooros Kolokotronis dhe Marko Boçari duke bërë shqiponjën me dy duar u kthye në lajmin viral të fundjavës që lamë pas si një tjetër shfaqje e irredentizmit dhe nacionalizmit shqiptar. 

Kush gënjen për ekspertizën e Zharrëzës, Edi Rama apo Niko Peleshi?

Postuar në 26 Shkurt, 2017 23:16

Protesta e banorëve të Zharrëzës para Ministrisë së Energjetikës po hyn në ditën e tretë. Shkaku është bërë publik tashmë: operacionet e kompanisë Bankers Petroleum sipas tyre provokojnë lëkundje në zonë duke çuar në dëme materiale. Qeveria shqiptare aktuale, ka dështuar qartë në dhënien e një përgjigjeje shteruese në këtë drejtim, duke mbetur si jetime përballë një kompanie e cila përkohësisht thuhet se ka ndaluar operacionet e injektimit të ujit në tokë.

Protestuesit e Zharrëzës qëndrojnë ende para ministrisë

Postuar në 26 Shkurt, 2017 17:26

Protestuesit e Zharrëzës që kanë mbërritur të shtunën në Tiranë përpara Ministrisë së Energjisë, nuk janë larguar nga këto ambjente edhe pas negociatave me qeverinë. Prania e tyre para ministrisë tregon se ata ende nuk besojnë në atë çka u është premtuar nga qeveria dhe janë në pritje të një dokumenti të shkruar për zgjidhjen e problemit të tyre.

Protestuesit e Zharëzës përplasen me policinë(video)

Postuar në 25 Shkurt, 2017 17:52

David Phillips: Flirtet me Erdogan i shërbejnë axhendës islamizuese të Turqisë

Postuar në 25 Shkurt, 2017 09:54

Dejvid Filips, drejtor i Institutit për Paqe në Universitetin Kolumbia të SHBA, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se drejtuesit politikë të vendeve të Ballkanit perëndimor duhet të kenë kujdes nga angazhimet e Turqisë dhe vendeve të Gjirit (Persik), sepse ato, sipas tij, ndikojnë në rritjen e ekstremizmit të dhunshëm. Ai thotë se komuniteti ndërkombëtar duhet të ndihmojë zhvillimin ekonomik dhe arsimin në këtë pjesë të Ballkanit, si masa për pengimin e radikalizmit. Filips i bëri komentet në Shkup, ku mori pjesë në një konferencë mbi ekstremizmin e dhunshëm.

Autokritika e Majkos shndërrohet në auto- fletërrufe

Postuar në 24 Shkurt, 2017 16:06

E mbani mend Pandeli Majkon studentin e angazhuar për lirinë e mendimit? Po Majkon kryeministër që bën marrëveshje? Po atë tjetrin që rri urtë në parti? Janë të gjitha mirazhe të Majkos së vërtetë, atij që dje mesa duket i ka bërë fletërrufenë familjes së tij. Padashur kuptohet, duke dashur të shfajësohet para socialistëve pse djali i tij pozoi me dy gishtat lart. Ku qëndron faji këtu? Asgjëkundi, veç në mendjen e Majkos të cilit iu prish biografia.

Droga certifikohet ndërkombëtarisht si çështje e sigurisë kombëtare

Postuar në 24 Shkurt, 2017 11:29

Ndërkombëtarët, apo një pjesë e rëndësishme e tyre, po certifikojnë më në fund realitetin e kanabizimit të vendit. Dy ditë më parë ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt deklaroi në një intervistë në Ora Neës, se janë në qarkullim 2 miliardë euro nga droga që mund të përdoren për zgjedhje.

"Policët dhe farat", telenovela e re e qeverisë

Postuar në 23 Shkurt, 2017 11:57

Kryeministri e përsërit shpesh se policia ka qenë e tradhëtuar dhe se ndryshimi me trupën e tanishme nuk është vetëm tek uniformat. Por karakteri komik, ai që shpesh herë i kanë veshur policisë, duket se ka kapur edhe modelin e policimit që shteti i ri ka përshtatur me retorikën dhe uniformat e reja. Së fundmi është lajmëruar për një aksion kombëtar për asgjësimin e farave, fidanishteve dhe parcelave me kanabis.

Opozita shqiptare imiton Seçesionin e Aventinos, zhvilluar kundër Musolinit

Postuar në 23 Shkurt, 2017 11:10

Opozita parlamentare ka deklaruar se në çadrën e ngritur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të zhvillohen punimet e një parlamenti të ri, legjitim sipas saj. Kryetari I PD-së, Lulzim Basha, deklaroi dje qartë se:

Nesër në këtë tendë, do të nisë punimet Parlamenti i ri shqiptar. Nesër nga kjo tendë ftoj çdo deputet jo të lidhur me krimin, pa rekodre kriminale, të vijë në këtë aulë të vërtetë të demokracisë, sepse ky është Parlamenti Shqiptar”.

Ballkani Perëndimor, me rëndësi strategjike për NATO-n

Postuar në 23 Shkurt, 2017 08:27

Deutsche Welle: Po bëhet e qartë një rritje e influencës ruse në Ballkan. Duke pasur parasysh edhe pasigurinë lidhur me administratën e re amerikane, si po reagon NATO për këtë?

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Në Vëmendje