Droga certifikohet ndërkombëtarisht si çështje e sigurisë kombëtare
Ndërkombëtarët, apo një pjesë e rëndësishme e tyre, po certifikojnë më në fund realitetin e kanabizimit të vendit. Dy ditë më parë ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt deklaroi në një intervistë në Ora Neës, se janë në qarkullim 2 miliardë euro nga droga që mund të përdoren për zgjedhje.
“Po të marrim shifrat e publikuara nga ministria e Brendshme për plantacionet e shkatërruara, duket që mbjelljet kanë qenë më të mëdha se në 2013. Jo gjithçka është kapur sepse çdo javë dëgjohet se janë kapur ngarkesa. Kjo do të thotë se qarkullojnë më shumë se 2 miliardë euro para të pista. Pra ekziston rrisku se këto para mund të përdoren për të blerë deputetë. Të gjitha këto janë rreziqe të mëdha. Prandaj ne jemi pro ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, për të shmangur apo më saktë për të limituar sa më shumë blerjen e votave”, tha ai.
http://www.respublica.al/node/54565
Sot kreu i Antimafias Italiane, Franko Roberti deklaroi se në Shqipëri është trefishuar kultivimi i hashashit.
“Trafikimi i lëndëve narkotike ka ardhur në rritje mes Shqipërisë dhe Italisë. Kemi nevojë që bashkë me kolegët shqiptarë të kuptojmë se cili është motivi i rritjes së këtij trafiku dhe në të njëjtën kohë çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar strategjitë dhe bashkëpunimin. Italia ka treguar interes për të bashkëpunuar dhe në nominimin e një gjyqtari pranë Ministrisë së Drejtësisë. Interesi jonë është të verifikojmë si mund të bashkëpunojmë dhe lufojmë trafikun. Eshtë trefishuar sasia e drogës që është kultivuar në Shqipëri" u shpreh Franko Roberti.
Ky është zyrtari i parë i lartë që drejton luftën kundër trafiqeve që vjen në Shqipëri dhe deklaron në vetë të parë një situatë kaq problematike. As misionet ndërkombëtare, as ambasadorët kryesorë në Shqipëri nuk kanë dashur të shprehin denoncime publike për një çështje kaq serioze.
Nga ana tjetër, situata imponohet me karakterin e saj si çështje e sigurisë kombëtare, përderisa lidhja e shkurtër krim – financim – politikë, po shihet si eminente. Do të duhet që parlamenti, presidenti dhe të gjithë aktorët me zë të ngrihen për të frenuar atë që përbën kërcënim për lirinë e të gjihëve. Të ndalet sa më parë ky rend i ri politik në Shqipëri ku vrasës dhe përdhunues, trafikantë dhe gjithfarë qeniesh nga bota e krimit të marrin pushtetin përfundimisht.
Nga kjo pikëpamje Këshilli i Sigurisë Kombëtare ka një mundësi të re për të marrë në shqyrtim me një tjetër temp situatën. Kjo është një çështje që tejkalon pushtetin e qeverisë, e cila në dritën e akuzave që po vijnë nga aktorët ndërkombëtarë që ajo vet i shpall si arbitra, ka humbur shumë besueshmërinë.
Dhe meqë jemi te besueshmëria, deklarimi i sotshëm I Robertit na çon pas disa muaj, kur qeveria shqiptare, përmes drejtorit të Policisë, Haki Çako, tentoi të kontrabandonte një të ashtuquajtur raport të Guardia di Finanza për kultivimin e drogës në Shqipëri. Në fakt ishte Çako që lexoi të dhënat e veta në prani të një oficeri të GF-së, e cila nuk publikoi kurrë një raport të tillë. ResPublica po risjell një shkrim të asaj kohe(http://www.respublica.al/2016/10/14/ekziston-raporti-i-guardia-di-finanz...), ku një përfaqësues i GF-së në Romë, mohon që të ketë një raport. Në dritën e deklarimeve të sotshme të kreut të Antimafias, bëhet e qartë, në mos faktohet, se Çako e pas tij qeveria kanë gënjyer shqiptarët me një falsifikim të pastër.
Duhet thënë se pas kësaj që po ndodh çështja që shtrohet është si do të administrohet ky informacion? Si do të reagohet për të eliminuar çdo hapësirë infektimi duke rikthyer besueshmërinë tek institucionet?
Ministri i Brendshëm, Tahiri deklaroi sot se “Jemi në dijeni për shifrat, kemi punuar me Guardia di Finanzan. Kemi por ky është problem i trashëguar. Nuk i fshihemi dot shifrave, por këtë vit i japim fund kanabisit”. Por këtu duhet vazhduar të këmbëngulet: Çfarë pune ka bërë policia shqiptare kur droga vërshon lumë në vendet fqinj? Nëse shohim të ashtuquajturin raport të GF-së, sipas të dhënave të Çakos, do të duhet që situata të ishte përmirësuar. E kundërta ka ndodhur dhe kjo ka vetëm një shpjegim: droga është liçencuar.
Në finale duhet shtuar edhe se dy ambasadorët e angazhuar shumë fort pranë qeverisë, Lu e Vlahutin, janë thuajse të diskredituar në njëanshmërinë e tyre. E cila i ka dhënë vendit një faturë megjithë mend të pamerituar.
Add new comment