Blloku Në Vëmendje
Reportazh/Zëra të pamundur: Fëmijë në periferitë e Tiranës
Xhesi, Sabiani dhe Erisa jetojnë me prindërit në Paskuqan, në një shtëpi të papërfunduar, aspak të rehatshme, madje të rrezikshme. “I kam parë fëmijët disa herë, po nuk para dalin nga shtëpia”, thotë Liliana, pronarja e një lokali ku ndaloj rrugës për në shtëpinë e tyre. Kam biseduar më parë në telefon me Besnikun, babain e fëmijëve, që më pret pas një ore në shtëpi. Nuk dua të shkoj më shpejt e ta nxitoj të kthehet, aq më pak të mbërrij përpara tij.
Me PD-në përballë Dako mund të japë çdo lloj garancie
Sot Partia Demokratike ka protestuar në Durrës kundër kryetarit të Bashkisë, Vangjush Dako, i cili u përfshi në çështjen e lirimit të Lulzim Berishës për shkak të garancisë për punësim që ai lëshoi. Çështja është me karakter etik e moral dhe nuk e implikon Dakon ligjërisht, ndaj edhe protesta do të duhet të ishte e qytetarëve përveç se e opozitës. Kjo e fundit sillet sikur t’i kenë vënë ndonjë detyrë: ja, Dako e nxori fytyrën, ne folëm, tani edhe bëjmë një protestë. Qytetarët e kuptojnë vetë.
Greqia numëron shqiptarët, thirrje kundër ksenofobisë
Në Greqi jetojnë më shumë se gjysmë milioni emigrantë të ligjshëm. Dy të tretat e tyre ose 401 mijë janë shqiptarë, siç rezulton nga statistikat zyrtare.
Shifrat janë publikuar në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantit. Ministri i emigracionit, Janis Muzalas ka rreshtuar si prioritete ofrimin e kushteve me dinjitet të jetesës për refugjatët, gjetjen e zgjidhjeve ndaj vështirësive që ka krijuar kriza ekonomike posaçërisht për emigrantët, si dhe luftimin e racizmit dhe ksenofobisë.
Kush përgjigjet për vrasjet e shtetit? (Video)
18 vjeçari, Kristi Panajoti ishte viktima e fundit e një aksidenti që ndodhi në rrugët pa sinjalistikë të Shqipërisë, e aq më tepët në një segment në ndërtim e sipër siç është aksi i Lungomares në Vlorë. Babai i tij e ka quajtur vrasje shtetërore dhe ka kërkuar drejtësi.
Mur me serbët edhe në Preshëvë
Punimet e fundit rreth Urës së Ibrit kanë krijuar konfuzion, paqartësi dhe tensione tek qytetarët e Kosovës, duke ngjallur reagime të ndryshme dhe mosbesim sa u përket marrëveshjeve të arritura në Bruksel nga palët përfshirëse në dialog. Por, reagime ka edhe nga Lugina e Preshevës.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve dhe i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu, murin të Ura e Ibrit e ka quajtur të papranueshëm për Luginën e Preshevës. Musliu ka thënë se nëse nuk largohet muri në Mitrovicë, atëherë e njëjta gjë do të ndodhë edhe në Luginë.
Çfarë përmban kontrata konçesionare për kartat e identitetit?
Kartat e identitetit nuk kanë të dhënat e qytetarëve në chipat e tyre. Lajmi bëhet i ditur nga Top – Channel që referon një raport konfidenical të Komtrollit të Lartë të Shtetit.
“Një raport konfidencial i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka gjetur se kartat e identitetit të prodhuara nga kompania koncesionare Aleat nuk përmbajnë të dhënat e nevojshme për të identifikuar votuesit në mënyrë elektronike”, raporton Top –Channel.
Raporti është hartuar nisur nga shqetësimet e ngritura për dështimin e projektit për votim elektronik në dy zonat pilot Tiranë dhe Fier.
Njeriu i vitit - kjo është Shqipëria
Shkrimi i mëposhtëm është publikuar më datë 13 maj 2016 me titullin: "Nuk e arrestojnë dot". Sot ky titull tingëllon realist më shumë se më parë.
DW: 2016 - Viti i kanabisit në Shqipëri*
Një rrugë e pashtruar, ende e mbushur me pellgje nga shiu i fundit të çon drejt ca barakave në afërsi të qytetit Rrëshen. Po bie muzgu. Errësira është mbuloja e duhur që ish-punëtoret e kanabisit të flasin. Ato duket se ende kanë frikë, pas aksionit të fundit policor të para pak javëve, kur policia me një aksion të befasishëm e paralizoi të ashtuquajturin laboratorin e drogës në afërsi të qytetit Rrëshen. 4,2 tonë drogë pastrohej, thahej dhe paketohej në pularinë e dikurshme, fare pak kilometra larg qendrës së qytetit Rrëshen.
Përgjime video, elektronike, por edhe të bisedave në vende private
“Shqiptarja.com” raporton sot depozitimin pranë Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi të projektligjit për përgjimet parandaluese. Autorësia e draftit i shkon EURALIUS, OPDAT dhe ai parashikon disa dispozita me rëndësi.
Projektligji parashikon procedura të reja për përgjimin parandalues e komunikimeve elektronike, ndërsa përfshin për herë të parë video survejimin dhe përgjimin e bisedave në vende private dhe publike nga institucione shtetërore informative të krijuara.
Arsimi, 30 mln € më pak se objektivi për 2017-ën
Fondacioni Soros publikon së fundmi një video-mesazh në profilin e vet në Facebook, sipas të cilit buxheti 2017 për Arsimin “nuk mjafton për rritjen e cilësisë”. Fondacioni bën thirrje që qytetarët të kërkojnë buxhetin e duhur për arsimin, i cili sipas vlerësimeve të tij nuk është prioritet i qeverisë në termat buxhetorë.