Çfarë përmban kontrata konçesionare për kartat e identitetit?
Kartat e identitetit nuk kanë të dhënat e qytetarëve në chipat e tyre. Lajmi bëhet i ditur nga Top – Channel që referon një raport konfidenical të Komtrollit të Lartë të Shtetit.
“Një raport konfidencial i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka gjetur se kartat e identitetit të prodhuara nga kompania koncesionare Aleat nuk përmbajnë të dhënat e nevojshme për të identifikuar votuesit në mënyrë elektronike”, raporton Top –Channel.
Raporti është hartuar nisur nga shqetësimet e ngritura për dështimin e projektit për votim elektronik në dy zonat pilot Tiranë dhe Fier.
"Nga auditimi të krijohet bindja se përsa kohë është në diskutim mungesa e të dhënave faktike në chipat e kartave ID dhe Pasaportave biometrike, vihet në dyshim realizimi i proceseve elektronike të verifikimit, si në projekte pjesore ashtu edhe në implementim në shkallë kombëtare", thuhet në raportin e KLSH-së, informon TCh.
Bëhet fjalë për një proces të dështuar që ka kushtuar 2.5 milionë euro për taksapaguesit.
http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=343442&fundit
Problemi që evidentohet në këtë rast imponon një sqarim zyrtar qoftë nga kompania Aleat, qoftë nga Ministria e Brendshme, e cila duhet të bëjëtë të ditur se cilat janë termat e kontratës koncesionare dhe nëse këto të dhëna duhet të jenë apo jo të përfshira në chip. Përndryshe jemi në kushtet e një skandali që kap shifra të mëdha dhe të një heshtjeje që implikon edhe më rëndë luftën teatrale kundër korrupsionit.
Add new comment