Droga, kërcënimi kryesor për sigurinë kombëtare
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka dhënë një intervistë në Top-Story. Pjesa më interesante e intervistës është diskutimi për çështjen e kanabisit. Manjani nuk i heq asgjë mendimit të tij për të future ushtrinë në luftë ndaj kultivimit, duke cilësuar se tashmë me pagesat 20 000- 40 000 lekë, “njerëzit po preferojnë të dalin partisan në mal te hashashi”.
“Fenomeni ekziston dhe ekziston në mënyrë të frikshme”, tha ai.
Më tej Manjani ka zbuluar diferencat që ekzistojnë edhe brenda qeverisë për trajtimin e kësaj çështjeje. Ai ka zbardhur faktin se këto ditë kryeministri ka urdhëruar hartimin e një strategjie për hashashin, çka jo pa ironi ministri e gjykon si një hap që “jep konsensus për përhapjen e fenomenit”.
“Projektdokumenti niste me këto fjalë dhe u gëzova që të paktën e pranojnë fenomenin”, deklaroi ai. Manjani ka shtuar se ai është I mendimit se “droga është fenomen kërcënues për sigurinë kombëtare”.
“Nëse nuk ndërhyjmë, siguria është shumë herë më e rrezikuar se gjithë fenomenet e tjera”, tha ai.
Konstatim që e vendos qeverinë nën akuzë nga brenda.
Add new comment